Rusia ndalon iPhone për zyrtarët e brendshëm: “Mund të përdoret për të na spiunuar”

Kremlini ka informuar zyrtarët e përfshirë në përgatitjet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 se ata nuk do të jenë më në gjendje të përdorin iPhone pasi ato mund të përdoren nga agjencitë perëndimore të inteligjencës për të kryer operacione spiunazhi.

Lajmi u raportua nga gazeta Kommensant, sipas së cilës gjatë një seminari të organizuar nga Kremlini, Sergei Kiriyenko informoi zyrtarët se do të duhet të zëvendësojnë telefonat inteligjentë deri më 1 prill 2023.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, i pyetur për këtë çështje, nuk e konfirmoi raportin: “telefonat inteligjentë nuk duhet të përdoren për biznesin zyrtar. Çdo smartphone ka një mekanizëm mjaft transparent, pavarësisht nga sistemi operativ që ka: Android apo iOS”, shpjegoi zëdhënësi.

Apple, kur u pyet nga Reuters për këtë çështje, nuk dha asnjë përgjigje për pyetjen.

Kremlini me sa duket mund t’u sigurojë zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme pajisje dhe telefona inteligjentë që nuk janë iPhone, ndoshta duke përdorur një version të modifikuar të Android. Vetë presidenti Putin ka deklaruar vazhdimisht në të kaluarën se nuk ka një smartphone. Zgjedhjet e vitit 2024 janë një pikë kthese vendimtare për të ardhmen e vendit, por qiramarrësi aktual i Kremlinit nuk ka bërë të ditur nëse ka ndërmend të kandidojë sërish apo jo.

Apple ishte ndër kompanitë e para që bojkotoi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, pavarësisht nga popullariteti i markës në vendin euroaziatik.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/03/20/rusia-ndalon-iphone-per-zyrtaret-e-brendshem-mund-te-perdoret-per-te-na-spiunuar/