Reforma zgjedhore: Gjendja, sfidat dhe pritshmëritë

Instituti i Studimeve Politike (ISP), me mbështetjen e fondacionit “Konrad Adenauer” është duke monitoruar aktivitetin e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, si dhe problematikat që lidhen në tërësi me reformën zgjedhore në Shqipëri. Standardet e reformës zgjedhore dhe reflektimeve të rekomandimeve të ODIHR/OSBE janë detyrim për Shqipërinë dhe theksohen si në raportin e progresit të BE për Shqipërinë, ashtu edhe në vlerësimet e Bundestag. Partitë dhe parlamenti në Shqipëri e kanë pranuar prej vitesh standardin e reformave zgjedhore pas zgjedhjeve parlamentare, praktikë që vijon rregullisht prej vitit 1997 në Shqipëri.

Reforma aktuale zgjedhore nuk ka nisur, ndonëse ka qenë një prej temave më prioritare në ligjërimin politik në nisje të legjislaturës aktuale parlamentare. Krahas rekomandimeve të ODIHR/OSBE, rekomandimeve të Këshillit të Evropës, si dhe rekomandimeve të KQZ, janë të listuara edhe rekomandime të shumta të shoqërisë civile, kryesisht të organizatave të specializuara në fushën e zgjedhjeve, si dhe rekomandimet e kërkesat e vetë partive politike, sidomos ato që nuk janë pjesë e vendimmarrjeve në komisionin e posaçëm parlamentar.

Raporti analizon gjendjen e reformës zgjedhore në aspektin ligjor dhe institucional, ndikimet e reformës nga zhvillimet politike, nga zgjedhjet e pjesshme lokale, nga vendimmarrjet e Gjykatës Kushtetuese, etj, si dhe vlerësimi mbi mundësitë dhe pritshmëritë reale për jetësimin e rekomandimeve kryesore dhe dytësore të raortit të fundit të ODIHR/OSBE. Gjetjet, vlerësimi dhe konkluzionet e raportit janë përgjegjësi vetëm e Institutit të Studimeve Politike.

Raporti nuk është publik.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/reforma-zgjedhore-gjendja-sfidat-dhe-pritshmerite/