Përvoja shqiptare dhe çeke: media online dhe të drejtat e njeriut

Gjendja aktuale, legjislacioni, problematikat, sfidat dhe rekomandimet prioritare lidhur me median online dhe raportin e tyre me të drejtat e njeriut në Shqipëri ishin objekt i takimit online të zhvilluar midis përfaqësuesve të medias, shoqërisë civile dhe institucioneve kryesore.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) përmes ekspertes Anisa Seferaj prezantoi gjetjet e një pyetësori me të dhëna të kryqëzuara të zhvilluar me shoqërinë civile, studiuesi Adrian Brisku nga Charles University solli përvojën ceke në këtë fushë, Komisioneri kundër diskriminimit Robert Gajda foli mbi qasjen e institucionit që drejton dhe problematikat e ndeshura në këtë tematikë, ekspertët e gazetarisë Lutfi Dervishi dhe Zylyftar Bregu diskutuan mbi praktikat universitare, etikën dhe vetërregullimin, përfaqësues nga shoqëria civile si Gerta Meta sollën përvoja e çështje kritike nga përvoja me mediat online në periudha zgjedhore.
Takimi u përshëndet nga Monika Kazdova, zv/ambasadore e Republikës së Çekisë në Shqipëri, e cila theksoi rëndësinë e standardeve të medias dhe respektimit të drejtave të njeriut dhe qasjen evropiane në këtë drejtim.
ISP do të adresojë gjetjet kryesore në institucionet përgjegjëse, përfshirë parlamentin, qeverinë dhe institucionet e lidhura me standardet dhe aktet rregullatore për median dhe informimin në Shqipëri.
ISP po realizon projektin “Median online dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri” mbështetur financiarisht nga MPJ e Republikës së Çekisë, programi TRANSITION.

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/pervoja-shqiptare-dhe-ceke-media-online-dhe-te-drejtat-e-njeriut/