Partitë, jetësim të Kodeve të Etikës dhe dekriminalizimit

Dekriminalizimi dhe integriteti në politikë? Partitë kryesore politike po mbajnë procese të brendshme zgjedhore, por asnjë parti nuk ka kërkuar verifikim paraprak të rekordeve për kandidatët e tyre për poste publike e politike, nuk kanë prezantuar CV të detajuar publike dhe kanë lejuar kandidimin e personave me rekorde kritike. Ligji 115/2016 dhe ligji 8580/2000 përcaktojnë standarde të dekriminalizimit dhe demokracisë së brendshme në partitë politike. Sfida për politikë të pastër dhe me integritet mbetet prioritet për Shqipërinë.

 

Zgjidhja? Partitë duhet të respektojnë kodet e tyre të etikës dhe premtimet lidhur me dekriminalizimin dhe integritetin në politikë. Ato duhet të ofrojnë transparencë dhe llogaridhënie për të gjithë të zgjedhurit & emëruarit në strukturat e tyre drejtuese.

Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/partite-jetesim-te-kodeve-te-etikes-dhe-dekriminalizimit/