Nato, sulm hakeri në disa faqe interneti

NATO ka qenë objekt i një sulmi hakeri që goditi disa faqe në internet të Aleancës: një zëdhënëse e organizatës e konfirmoi këtë për agjencinë gjermane të lajmeve Dpa dje në mbrëmje.

Më herët në rrjete të ndryshme sociale kishte qarkulluar një lajm sipas të cilit aktivistë pro-rusë kishin sulmuar, ndër të tjera, faqen e shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, e cila ishte përkohësisht e paaksesueshme.

Sulmi besohet të jetë nisur nga grupi pro-rus i hakerëve Killnet.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/02/13/nato-sulm-hakeri-ne-disa-faqe-interneti/