# Kuvendi duhet të përmbushë me përgjegjësi dhe integritet funksionet kushtetuese – Instituti i Studimeve Politike

**URL:** https://fol.fs.al/t/kuvendi-duhet-te-permbushe-me-pergjegjesi-dhe-integritet-funksionet-kushtetuese-instituti-i-studimeve-politike/10006
**Category:** Instituti i Studimeve Politike
**Created:** [June 13, 2025, 9:02am UTC](https://fol.fs.al/t/kuvendi-duhet-te-permbushe-me-pergjegjesi-dhe-integritet-funksionet-kushtetuese-instituti-i-studimeve-politike/10006 "2025-06-13T09:02:44Z")
**Posts on this page:** 1
**Page:** 1

<div class="post-metadata">

### Author: ![ISP](https://fol.fs.al/letter_avatar_proxy/v4/letter/i/8dc957/32.png) [@ISP](https://fol.fs.al/u/ISP)
#### Post date: [June 13, 2025, 9:02am UTC](https://fol.fs.al/t/kuvendi-duhet-te-permbushe-me-pergjegjesi-dhe-integritet-funksionet-kushtetuese-instituti-i-studimeve-politike/10006/1 "2025-06-13T09:02:44Z")

</div>

**Funksion kushtetues i Kuvendit** në sistemin tonë qeverisës është edhe **ushtrimi i kontrollit parlamentar përmes mekanizmit të raportimit të institucioneve të pavarura**. Raporti vjetor është detyrim, jo zgjedhje. Kuvendi i shqyrton raportet në komisione / në seancë plenare, si dhe miraton rezoluta vjetore vlerësuese dhe rekomanduese.

Nga monitorimi i ISP-së rezulton se legjislatura aktuale, e cila vijon ushtrimin e funksionit deri më 10 korrik 2025, **nuk ka nisur ende ushtrimin praktik të këtij funksioni.** Vendimi **jo transparent për shtyrjen e raportimeve** , ashtu si edhe risku për **kalime formale proceduriale** , në gjykimin e ISP-së përbëjnë zhvillime shqetësuese, heqje dorë nga Kuvendi të një prej funksioneve bazë kushtetuese dhe devijime nga standardet e mira dhe cenim të integritetit të institucionit/institucioneve.

Kuvendi aktual ka ende në proces **rreth 130 akte ligjore për vendimmarrje** , përfshirë disa nisma ligjvënëse nga zgjedhësit dhe vende vakante të paplotësuara në institucione. Dështimi i legjislaturës për t’i trajtuar ato dhe për vendimmarrje brenda mandatit dobëson besimin publik, rolin e Kuvendit dhe standarde e procesit ligjvënës.

Së fundi, **Udhërrëfyesi për funksionimin e institucioneve demokratike dhe** detyrime në kuadër të **Cluster One** , parashikojnë afate dhe masa konkrete antikorrupsion, angazhime reformimi, standarde transparence dhe llogaridhënie. Deri tani **Kuvendi nuk ka kryer akte shteruese në përmbushje të tyre.**

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/2/281f264ce596bc36c714f5e3d07037f17f0fb262.png)_ISP ka monitoruar aktivitetin parlamentar nga viti 2015, proces që do ta vijojë edhe në të ardhmen, ndërkohë që monitorimi përfshin edhe ushtrimin e funksioneve kushtetuese dhe integritetin e institucioneve._

```
														</div></div>

```

* * *
This is a companion discussion topic for the original entry at [https://isp.com.al/kuvendi-duhet-te-permbushe-me-pergjegjesi-dhe-integritet-funksionet-kushtetuese/](https://isp.com.al/kuvendi-duhet-te-permbushe-me-pergjegjesi-dhe-integritet-funksionet-kushtetuese/)
