“Kam falur shumë’ tha Gorbachev, në intervistën e fundit me ‘Meduza’, kur u pyet për çfarë i vjen keq në jetën e tij, por Alexander Lebedev, tha se…”/ Historia e panjohur e “babait” të Perestrojkës

Rrëfimi nga Ilya Zhegulev

Kontribuoi në këtë rrëfim Konstantin Benyumov 

Pjesa e katër

                  ‘Më kryqëzoni këtu’ Jeta post-presidenciale e Mikhail Gorbachev

Memorie.al / Për një shekull, udhëheqësit e qeverive sovjetike dhe ruse, ose vdiqën pa lënë postet e tyre, ose u larguan nga pushteti për një pension të qetë dhe u mbyllën në jetën e tyre private.  Përjashtimi i vetëm nga ky rregull ka qenë i fundit, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Sovjetike dhe presidenti i parë i Bashkimit Sovjetik, Mikhail Sergeyevich Gorbachev.  Pasi dëshmoi kolapsin e vendit, që drejtonte dhe i’a dorëzoi pushtetin njërit prej kundërshtarëve të tij politikë, Gorbaçovi përdori statusin e tij, si një nga politikanët më të njohur në botë, për të siguruar jetesën e tij dhe për të mbledhur fonde gjerësisht, për projekte kërkimore dhe shërbimi në dobi të njerizimit.  Në këtë proces, ai gjithashtu bëri përpjekje të shumta, për të rifituar autoritetin politik në atdheun e tij.  Në 27-vjetorin e rënies së Bashkimit Sovjetik, korrespondenti i ‘Meduza’, Ilya Zhegulev, raportonte se si ish-udhëheqësi sovjetik, e ka kaluar kohën e tij në pension.

                                                         Vijon nga numri i kaluar

Burimet e financimit të Kryqit të Gjelbër, shtrihen shumë përtej qeverive botërore; siç shpjegon Likhotal, një pjesë e konsiderueshme e buxhetit të organizatës, vjen nga donacionet private dhe emrat e disa prej sponsorëve të saj, mund të jenë të papritur. Për shembull, projektuesi Giorgio Armani, i dërgon ‘Kryqit të Gjelbër’, deri në dy milionë dollarë në vit, për të siguruar ujë për shkollat ​​afrikane, që ndodhen larg burimeve të sigurta të ujit. Mesatarisht, çdo shkollë merr 20.000 dollarë në vit. Pas uraganit Katrina, ‘Kryqi i Gjelbër’, organizoi financimin dhe ndërtimin e eko-shtëpive, që mbledhin energjinë e tyre përmes paneleve diellore. “Ne dolëm me idenë, ne projektuam projektin dhe gjithçka u financua nga drejtuesit e biznesit lokal (në New Orleans),” tha Likhotal.

‘Kryqi i Gjelbër’ ka mbikëqyrur gjithashtu një numër fushatash të suksesshme publicitare. Për shembull, në mes të fushatave të para të shitjeve për automobilat hibridë, organizata negocioi për të siguruar që yjet e Hollivudit, do të hipnin në makina hibride, në ceremoninë e Oscars në 2003.  Diane Meyer, atëherë presidentja e ‘Global Green’, dega amerikane e Kryqit të Gjelbër, mori përgjegjësinë për atë përpjekje. Meyer, e cila ishte e martuar me një zhvillues të pasur amerikan, deri në vitin 2000, financoi vetë operacionet e Global Green.

Meyer, iu afrua vetë Gorbachevit në fillim të viteve 1990, pas thirrjes së parë të ‘Kryqit të Gjelbër’ për financues. Ajo u bë shoqe e ngushtë e ish-presidentit. Madje, Gorbachevi e vizitonte shtëpinë e saj në Los Anxhelos, aq shpesh sa banorët vendas filluan të përgojojnë mundësinë, që miqësia e tyre të ishte kthyer në diçka më shumë, veçanërisht pasi Gorbachevi mbeti i ve. Të gjithë miqtë më të ngushtë të ish-sekretarit të përgjithshëm i kanë mohuar këto thashetheme. Sipas Likhotal, Gorbachevi u miqësua me Meyer, ashtu siç u miqësua me burrin e saj dhe gjithmonë preferonte të qëndronte në hotele, sesa në shtëpinë e saj private.

Dmitry Muratov, pëlqen të ilustrojë marrëdhëniet e Gorbachevit me gratë, duke përdorur një anekdotë të preferuar. Disa vite më parë, ish-presidenti i kërkoi themeluesit të ‘Novaya Gazeta’, të merrte pjesë në një leksion, që po mbante në departamentin e gazetarisë të Universitetit Shtetëror të Moskës. Muratov u ul në rreshtin e fundit dhe në një moment gjatë leksionit, mori një shënim të shkruar me dorë. Kur e shpalosi, papritmas u ndje i rrënjosur në ndenjësen e tij: të shkruara në dorën e njohur të Gorbachevit ishin fjalët “Le t’i piketojmë vajzat sonte”. Muratov tha se ai madje, thirri një mik të tij për të marrë “kontaktet e duhura”, për një shëtitje të tillë. Kur ai dhe Gorbachevi mbyllën dyert e makinës së tyre, Muratov vendosi të sqarojë: “Pra,” pyeti ai, “po i piketojm vajzat”?

“Po,” tha Gorbaçovi. “Ne do të shohim zonjën Gorbacheva”.

“Ne qëndruam në varrin e saj për një orë,” kujton Muratov. “Ai foli me të në heshtje për një kohë dhe unë qëndrova pranë tij.  Pastaj, shkuam në një restorant të vogël gjeorgjian, përballë varrezave dhe e kujtuam atë. Dhe kështu shkuam dhe goditëm vajzat. Gorbaçovi ka një sens humori të errët, mjaft të ashpër – është pjesë e karakterit të tij”.

PJESA 7

Një njeri i vetë-mjaftueshëm

Në vitin 1990, kur ajo ishte ende zonja e parë e Bashkimit Sovjetik, Raisa Gorbacheva, vizitoi një spital për fëmijë në Moskë në ‘Leninsky Prospect’ dhe u takua me prindërit e fëmijëve që vuanin nga leukoza. “Ata qanin dhe thoshin se fëmijët e tyre ishin të dënuar”, tha Muratov. Takimi pati një përshtypje kaq të fortë për Gorbachevën, saqë ajo filloi të punonte shumë seriozisht për çështjen e leukozës dhe leuçemisë në fëmijëri.  Kur ajo vendosi të organizonte krijimin e një qendre transplantimi të palcës së eshtrave, në Institutin e Hematologjisë Pediatrike të Moskës, bashkëshorti i saj i dha asaj gjysmë milioni dollar, nga turneu i tij i parë në SHBA-ës dhe e bindi filantropistin holandez, Fred Matser, për të përmbushur donacionin e tij. Qeveria ruse, në atë kohë e kryesuar nga Yegor Gaidar, kontribuoi një milion të tjerë.

Pas kësaj përpjekjeje, Fondacioni “Gorbachev”, filloi rregullisht krijimin e qendrave të transplantit të palcës së eshtrave, për fëmijët me leuçemi në të gjithë Rusinë nën drejtimin e Gorbachevës. “Ajo filloi ta bashkonte këtë sistem, aty ku nuk kishte fare”, tha vajza e Gorbachevit, Irina Virganskaya, në një nga intervistat e pakta që ajo ka dhënë ndonjëherë (ajo nuk pranoi të fliste me Meduza). “E gjithë baza strukturore, për çdo lloj trajtimi për leukozën e fëmijërisë, u krijua vetëm nga ajo. Dhe pastaj, krejt papritur, ajo vdiq nga leukoza”!

Gorbacheva, vdiq në vitin 1999, pas dy muajsh shumë të vështirë.  Burri i saj besonte se vdekja e saj, ishte rezultat i depresionit dhe shqetësimit të shkaktuar, nga ngacmimet me të cilat ajo u përball, si personazh publik. Gorbachevi ishte gjithmonë pranë saj, në dhomën e saj, në një klinikë në ‘Munster’, në Gjermani. Ishte e ndaluar për këdo që të sillte çdo formë të medias së lajmeve në dhomë, por Gorbachevi e theu këtë rregull në një rast: ai donte t’i tregonte gruas së tij, një rubrikë në gazetën ‘Izvestia’, me titullin “Zonja dinjitet”. Gorbachevi, siç u kujtua më vonë, lexoi me zë të lartë titullin dhe Gorbacheva befas filloi të qajë. “Ajo pëshpëriti: A duhet vërtet të vdes që ata të më kuptojnë…”?!

Një pritje përkujtimore për Raisa Gorbachevën u zhvillua brenda mureve të Fondacionit “Gorbachev” dhe tërhoqi një mysafir të papritur. Naina Yeltsina, e cila ishte zonja e parë e Rusisë në atë kohë, mbërriti për t’i bërë nderimet e saj, megjithëse Gorbacheva, ende nuk kishte bërë paqe me burrin e saj. “Ishte një lloj atmosfere e thjeshtë: vodka, blini, sallatë me panxharë”, tha Dmitry Muratov, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në pritje.  “Znj. Jeltsina e ngushëlloi Irinën (Virganskaya, vajzën e Gorbachevit) në këtë mënyrë femërore dhe ato të dyja qanë me zë të ulët, për një kohë.

Pas vdekjes së gruas së tij, Gorbachevi, hapi një qendër onkologjike pediatrike, në Shën Petersburg. Fondacioni Gorbachev, bleu tokën e nevojshme dhe bankieri Aleksandër Lebedev, pagoi ndërtesën me një herë me paratë e tij. Ai gjithashtu organizoi ankande të shumta filantropike, për të mbledhur fonde për qendrën. Një nga artikujt për shitje në këto ankande, ishte shpesh një takim dreke me vetë Gorbachevin dhe një nga ato dreka i shkoi aktorit, Hugh Grant, për 250.000 paund britanik. Në vitin 2009, Gorbachevi madje regjistroi një album me kopertinat e tij, të këngëve klasike sovjetike, me shoqërimin e Andrey Makarevich, themeluesi i grupit popullor rock “Mashina Vremeni” (‘The Time Machine’). Albumi, i cili u botua në vetëm një kopje, u shit në ankand, për 165.000 dollarë dhe fitimet u drejtuan për filantropinë e Gorbachevit.

Në vitin 2005, Fondacioni “Gorbachev”, udhëhiqej nga Olga Zdravomyslova, e cila më parë kishte drejtuar Klubin “Raisa Gorbacheva” që Gorbachevi themeloi në vitin 1997, për të çuar më tej, siç mund të thuhet sot, agjendën feministe. Fondacioni vazhdoi të prodhonte raporte në përgjigje të sfidave të kohës së tij, por puna e tij nuk u vlerësua kurrë nga qeveria ruse. Dokumentet që ai hartoi madje u bënë disi kritike, ndaj politikës së qeverisë. Në vitin 2005, njëri prej tyre raportoi se atributet demokratike të shoqërisë ruse, ishin “dekorative, të mbytura dhe të çenergjizuara”, se “partitë politike, nuk kanë mjete zyrtare për të ndikuar në përbërjen e qeverisë, ose në procesin e vendimmarrjes” dhe se “Metodat autoritare, janë bërë gjithnjë e më të përhapura në karakterin dhe stilin e burokracisë kombëtare”.

Fondacioni “Gorbachev” u themelua praktikisht si instituti i parë i mendimit në Rusi, por që në vitin 2000, ai luftoi për të konkurruar me organizata të tjera të ngjashme. Për t’i bërë gjërat edhe më shumë, themeluesit të saj po i mbaronin vazhdimisht paratë. Sipas Zdravomyslova, më shumë se 100 njerëz, ishin të punësuar në fondacionin në vitet 1990; në vitet 2000, ky numër ishte zvogëluar në 50. Tani kanë mbetur vetëm 15 punëtorë. Zdravomyslova dhe punonjës të tjerë të fondacionit, thonë se fondet e tij janë ulur ndjeshëm. Duke gjykuar nga llogaritë e Fondacionit “Gorbachev”, buxheti i tij për vitin 2010 ishte 21 milionë rubla (600.000-700.000 dollarë në atë kohë), dhe buxheti i tij për vitin 2016, ishte 17 milionë (afër 250.000 dollarë).

Sponsorët e fondacionit, kanë ndërprerë dhënien e ndihmës: në vitin 2017, banorët britanikë që pushtuan një pronë në Londër, që më parë i përkiste një agjencie ndërkombëtare të marrëdhënieve me publikun, raportuan në media se kishin gjetur disa letra me firmën e Gorbachevit, që dëshmonin për këtë fakt.  Në letra, ish-presidenti i kërkoi pa sukses Shell, HSBC, British Airways dhe kompanive të tjera të mëdha, për ndihmë financiare.  Punonjësit e Fondacionit “Gorbachev”, këmbëngulën se historia ishte shpikur, pasi qeveria ruse miratoi një ligj që etiketonte disa organizata jofitimprurëse “agjentë të huaj”, dhe pas kësaj të gjitha burimet e mundshme, të financimit jashtë Rusisë, u zhdukën përgjithmonë në çdo rast. Zdravosmyslova tha se Gorbachev nuk mund të jetonte me idenë, që projekti i tij i përkëdhelur, të merrte këtë status.

Sipas Poliakov, punonjësit e fondacionit, tani marrin vetëm paga të pakta për punën e tyre. Megjithatë, fondacioni nuk pushon asnjëherë askënd, por njerëzit plaken dhe askush nuk vjen për të zëvendësuar ata që vdesin. “Njerëzit që punuan për fondacionin, ishin ata që mbështetën zotin Gorbachev, gjatë Perestrojkës – ata ishin njerëzit me të cilët ai bëri politikë, mbështetësit dhe shokët e tij”, tha Zdravosmyslova. “Kur ata njerëz largohen, sigurisht, ai mbetet i vetmuar”. Në kulmin e çdo dite pune, ndërtesa e Fondacionit “Gorbachev”, është jashtëzakonisht e qetë.

Projekti tjetër i ish-sekretarit të përgjithshëm, po ecën dukshëm më mirë: buxheti i ‘Kryqit të Gjelbër’, është aktualisht gjashtëfishi i asaj që ishte gjatë viteve 1990. Thënë kështu, Gorbachevi nuk ka më asnjë lidhje zyrtare me organizatën. Sipas Likhotal, ishte në vitin 2017, pasi vetë Likhotal, kishte lënë postin e tij si president i ‘Kryqit të Gjelbër’ dhe Gorbachev, ishte tërhequr nga pozicioni i tij, në krye të Bordit të Drejtorëve, që dega zvicerane e organizatës, papritur organizoi një grusht shteti të vogël dhe mori kontrollin e të gjithë organizatës.

Në këtë proces, ata pushuan nga puna shumicën e punonjësve të ‘Kryqit të Gjelbër’, që kishin punuar me Gorbachevin. Në përgjigje, Gorbachev njoftoi se do të braktiste titujt e tij, si themelues dhe president nderi i organizatës. Ai gjithashtu e ndaloi ‘Kryqin e Gjelbër’, të përdorte emrin e tij, në operacionet e tij që atëherë. Vetë Gorbachevi i komentoi ato ngjarje për ‘Meduza’, duke thënë: “Nuk e di se si përfundoi gjithçka me to. Me ta, gjithçka përfundoi keq”!

Kur gazetari dhe personaliteti i medias, Vladimir Pozner, e pyeti Gorbachevin për dobësinë e tij më të madhe, ai u përgjigj se kjo qëndronte në karakterin e tij demokratik. “Ajo jeton brenda meje”, shtoi ish-sekretari i përgjithshëm. “Unë nuk jam vetëm duke folur. Gjatë Perestrojkës, kredo ime ishte jo dhuna.  Respekt për njerëzit. Nuk mund të jem i pasjellshëm”.

“Kam falur shumë,” shtoi Gorbachev, në intervistën e tij më të fundit me ‘Meduza’, kur u pyet për çfarë i vjen keq në jetën e tij. Alexander Lebedev, e përshkroi mikun e tij si më poshtë: “Ai nuk ndryshon. Ai ka të njëjtin sens të mrekullueshëm humori, është po aq autokritik dhe ende beson, se është e mundur të përdoret ideologjia, për të ndryshuar botën”.

Vajza e Gorbachevit, Irina, jeton prej kohësh në Gjermani, ku u zhvendos me të shoqin, i cili zotëron një kompani të madhe logjistike. Edhe mbesa e tij, Ksenia, banon në apartamentin e tyre në Berlin (i cili, siç thotë Gorbachevi, u ble me kursimet e familjes së tij).  Ajo u largua nga Rusia, pasi punoi si kryeredaktor i revistës ‘L’Officiel’, ku u zëvendësua nga një tjetër Ksenia – Ksenia Sobchak, e cila më vonë, do të kandidonte për presidente në vitin 2018. Tani, Ksenia Virganskaya-Gorbacheva, po rrit vetë një vajzë – stërmbesa e ish-presidentit – dhe drejton një degë të biznesit familjar, kompaninë e verërave, Vini-Grandi.

Siç i tha ajo ‘Meduza’-s, ajo e vizitoi për herë të fundit gjyshin e saj, tre vjet më parë, megjithëse vetë Gorbachevi, kohët e fundit vizitoi Berlinin (familja zotëron një apartament në qytet, por ai vazhdon të marrë me qira, një dhomë hoteli sa herë që e viziton, për të shmangur shqetësimet e familjes së vajzës së tij). Virganskaya-Gorbacheva, thotë se nuk ka lidhje financiare midis brezave të ndryshëm të Gorbachevëve. “Askush nuk ndihmon askënd tjetër”, thotë ajo. “Ai është një njeri i vetëmjaftueshëm, i cili e ka mbajtur veten me sukses edhe në pleqëri”.

Një burim i afërt me Gorbachevin i tha ‘Meduza’-s, se ai jeton vetëm me një grua, që paguhet për të ndihmuar në mbajtjen e shtëpisë. Përveç kësaj, ai ka ende të drejtën ligjore, për një grup truprojash personale, megjithëse numri i tyre është reduktuar nga 17, në katër burra, që punojnë me turne dhe ndihmojnë Gorbachevin të lëvizë. Ai përjeton dhimbje shpine, dhe herë pas here, kërkon ndihmë e shkopit, kur ecën në këmbë.

Siç i tha Gorbachev, biografit të tij William Taubman, ai zakonisht zgjohet rreth orës 6:00 të mëngjesit, në ditët e sotme dhe bën disa “ushtrime shumë të thjeshta” në shtrat, përpara se të ngrihet, për të vazhduar ditën e tij. Ish-udhëheqësi i një fuqie hegjemoniste, i cili do të mbushë 88 vjeç më 2 mars 2019, ende viziton Fondacionin “Gorbachev”, disa herë në javë, zakonisht nga e marta në të premte. Ai ulet në një tavolinë në një zyrë anësore, ku i vetmi portret në mure, është një e gruas së tij.  Gorbaçovi botoi së fundmi një libër, të titulluar “Mbetem optimist”. Ai aktualisht është duke punuar në një libër tjetër, që bazohet në leksionet e tij të mëparshme.

Sipas Gorbachevit, të afërmit e tij kanë vdekur prej kohësh, më pyesin se kur do të pushojë edhe unë më në fund. “Për të qenë i sinqertë, edhe unë ia kam bërë vetes këtë pyetje”, pranoi ish-kreu i shtetit. “Por mendoj se gjërat do të ishin edhe më keq për mua, nëse do të largohesha nga politika”. Duke kapur fort dorën e majtë të korrespondentit të ‘Meduza’-s, ai shtoi: “Unë jam në një moshë të tillë tani, sa mund të përsëris vetëm thënien e vjetër: sikur të mundnin të moshuarit; sikur të kuptonin të rinjtë”! Memorie.al

Marrë nga meduza. io

Shqipëroi Sara Molla

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kam-falur-shume-tha-gorbachev-ne-intervisten-e-fundit-me-meduza-kur-u-pyet-per-cfare-i-vjen-keq-ne-jeten-e-tij-por-alexander-lebedev-tha-se-historia-e-pan/