Kalendari Historik 9 Shtator 2022

1940Ndodh, masakra e Treznea, në Transilvani. Kjo masakër u inicua nga trupat ushtarake hungareze, që gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishin pushtuar pjesën më të madhe të krahinës rumune. 87 rumunë dhe 6 hebrenj u vranë. Me dhjetëra të tjerë u plagosën, ose u arratisën nga fshati. Kjo do të njihej si një nga masakrat më të egra në këtë vend.

 

1946Kryengritja e Postribës, kjo “Lëvizje” klasifikohet tek “Revoltat” pasi ishte kundërshtimi i një grupi njerëzish kundër pushtetit komunist. Dhuna e sistemit komunist ishte rritur. Një grup deputetësh antikomunistë ishin eliminuar. Ishin prishur marrëdhëniet midis vendit tonë dhe SHBA e Anglisë. Këto forca kundërshtare, sulmuan edhe Shkodrën, me objektiv rrëzimin e regjimit komunist duke shpresuar edhe në ndonjë mbështetje nga jashtë. Por lëvizja dështoi dhe u shtyp brenda ditës me egërsi.

 

1966Akti Kombëtar i Trafikut dhe Sigurisë së Automjeteve Motorike nënshkruhet në ligj nga Presidenti i SHBA Lyndon B. Johnson. Akti ishte standardi i parë i detyrueshëm federal i sigurisë për automjetet motorike. Pas këtij akti u ul në mënyrë të ndjeshme, edhe numri i aksidenteve në SHBA. Për këtë arsye, u vendos standardi i parë federal për automjetet.

 

1976 – Vdes në moshën 82 vjeçare Mao Zedong. Zedong, i njohur gjithashtu si Kryetari Mao, ishte një revolucionar komunist kinez i cili u bë babai themelues i Republikës Popullore të Kinës (PRC), të cilën ai e drejtoi si kryetar i Partisë Komuniste të Kinës nga themelimi i saj në 1949 deri në vdekjen e tij në 1976. Idetë e tij njihen si maoizëm.

 

 

1985 – Lind në Zadar, Luka Modriç. Modriç, është një futbollist profesionist kroat i cili luan si mesfushor për klubin spanjoll të Real Madrid dhe kapiten i ekipit kombëtar të Kroacisë. Ai, vlerësohet gjerësisht si një nga mesfushorët më të mirë të brezit të tij, dhe futbollisti më i madh kroat i të gjitha kohërave.

 

 

1993 – Procesi i paqes Izraelito-Palestinez, Organizata Çlirimtare e Palestinës e njeh zyrtarisht Izraelin si një shtet legjitim. Procesi i paqes i referohet diskutimeve të përhershme të mbajtura nga palë të ndryshme dhe propozimeve të paraqitura në një përpjekje për të zgjidhur konfliktin e vazhdueshëm Izrael-Palestinë.

 

 

2009Dubai Metro, rrjeti i parë i trenave urbanë në Gadishullin Arabik, përurohet ceremonialisht. Më shumë se 120.000 njerëz, ose gati 10 përqind e popullsisë së Dubait, përdorën Metronë në dy ditët e para të funksionimit. Deri në vitin 2016, Dubai Metro ishte rrjeti më i gjatë në botë i metrosë pa shoferë me një gjatësi rruge prej 75 km.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-9-shtator-2022/