Kalendari Historik 30 Dhjetor 2022

1916 – Prifti rus dhe këshilltari i Carit, Grigori Yefimovich Rasputin u vra nga një grup oficerësh, të udhëhequr nga Princi Felix Yusupov. Trupi i tij i ngrirë, u zbulua në një lumë në Moskë tre ditë më vonë. Reputacioni i tmerrshëm i Rasputin ndihmoi në diskreditimin e qeverisë cariste, dhe kështu ndihmoi në shpejtimin e përmbysjes së dinastisë Romanov, e cila ndodhi disa javë pasi ai u vra.

 

1947 – Gjatë fillimit, të Luftës së Ftohtë, Mbreti Michael I i Rumanisë detyruar të abdikojë nga froni. Ky abdikim, iu bë atij i detyrueshëm nga qeveria e re komuniste rumune e cila, mori pushtetin, me ndihmën e Bashkimit Sovjetik. Pas abdikimit ai, së bashku me familjen e tij mbretërore, emigruan për në Greqi, Britaninë e Madhe, dhe përfundimisht u vendosën në Zvicër, ku dhe vdiq.

 

1965 – Ferdinand Marcos zgjidhet President i Filipineve. Marcos, ishte një politikan dhe kleptokrat filipinas i cili ishte Presidenti i dhjetë i Filipineve nga 1965 deri në 1986. Një anëtar drejtues i Lëvizjes Shoqëria e Re, ai vendosi sundimin e tij si diktator sipas ligjit ushtarak nga 1972 deri në 1981. Regjimi i Marcos-it, u karakterizua, për korrupsion, ekstravagancë, dhe brutalitet.

 

1972 – Gjatë, Luftës së Vietnamit, Shtetet e Bashkuara ndalojnë bombardimet e rënda mbi Vietnamit të Veriut. Për të treguar mbështetjen e tij për Vietnamin e Jugut dhe për ta detyruar Hanoin të kthehej në tryezën e bisedimeve, Nixon urdhëroi Operation Linebacker II. Ky operacion konsistoi në bombardimin masive të Hanoit dhe Haiphongut. Më pas Vietnami i Veriut u ul në bisedime, dhe bombardimet u ndërprenë.

 

1980 – Lind në Watertown, Eliza Dushku. Dushku, është një aktore, modele dhe producente amerikane me origjinë shqiptare. Ajo luajti si në serialin, Buffy the Vampire Slayer. Ajo është gjithashtu e njohur për rolet e saj në filma, duke përfshirë True Lies, Bye Bye Love, New Guy, Bring It On, Wrong Turn, dhe Jay dhe Silent Bob Strike Back. Dushku e ka vizituar disa herë Shqipërinë.

 

1993 – Izraeli vendos marrëdhënie diplomatike me qytet-shtetin e Vatikanit dhe gjithashtu përmirëson, marrëdhëniet e plota diplomatike me Irlandën. Marrëveshja Themelore midis Selisë së Shenjtë dhe Izraelit u nënshkrua nga përfaqësuesit e dy vendeve në 30 Dhjetor 1993. Ajo merret me të drejtat e pronës dhe përjashtimet e taksave të Kishës Katolike brenda territorit të Izraelit.

 

2006 – Hidhet në erë, aeroporti Barajas i Madridit, në Spanjë. Sulmi ndodhi, kur një fugon shpërtheu në zonën e parkimit të Terminalit 4, duke vrarë dy dhe plagosur 52. Më 9 janar 2007, organizata nacionaliste dhe separatiste baske ETA mori përgjegjësinë për sulmin. Sulmi, një nga më të fuqishmit e kryer nga ETA, dëmtoi terminalin e aeroportit dhe shkatërroi tërë strukturën e parkimit.

 

2009 – Një kamion kamikaze, vret nëntë njerëz në Bazën Operative Chapman, një strukturë kryesore e Central Inteligjence Agency, në Afganistan. Shtatë oficerë dhe kontraktorë amerikanë të CIA, një oficer i shërbimit të inteligjencës dhe një afgan që punonte për CIA u vranë kur kamioni-bombë shpërtheu. Bombardimi ishte sulmi më vdekjeprurës kundër CIA-s në më shumë se 25 vjet.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-30-dhjetor-2022/