Kalendari Historik 3 Shtator 2022

1914 – Pas 6 muajsh të mbretërimit të tij në Shqipëri, si pasojë e pushtimit grek të Shqipërisë së Jugut dhe rebelimit të Haxhi Qamilit, princi gjerman Wilhelm von Wied abdikon nga froni dhe ikën nga territori shqiptar së bashku me gruan e tij princeshën Sophia. Princ Wied-i do të ishte monarku i parë dhe i fundit i huaj që do të mbretëronte në Shqipëri.

 

1926 – Lind aktorja e famshme greke me origjinë shqiptare Irene Papas. Papas do të bëhej e njohur për publikun ndërkombëtar në disa nga interpretimet e saj në filmat hollivudianë, The Guns of Navarone , Zorba the Greek, Odysseus, dhe Captain Corelli Mandolin. Në serialin e famshëm Odysseus ajo interpretoi përkrah një tjetër aktori të famshëm me origjinë shqiptare Bekim Fehmiu.

 

1933Alpinisti rus Yevgeniy Alabakov do të jetë i pari njeri që do të ngjisë majën më të lartë të Bashkimit Sovjetik, pikën Ismoil Somoni (asokohe Stalin) në Taxhikistan në lartësinë 7500 metra mbi nivelin e detit.

 

 

 

1950Giuseppe Farina do të bëhet piloti i parë që do të fitojë Kampionatin e garave auto-mobilistike të Formula Uno-s në Itali, pasi më parë kishte fituar çmimin e madh të Italisë Grand Prix.

 

 

 

1971 – Shteti i Katarit në Lindjen e Mesme, shpall pavarësinë nga komuniteti i Commonwealthit britanik. Sheiku Ahmad Bin Ali Al Thani do të bëhej udhëheqësi i parë i tij dhe, në një periudhë të shkurtër kohore Katari si pasojë e zhvillimit ekonomik do të bëhet një nga vendet me standardin më të lartë të jetesës në botë.

 

 

1989 – Vdes futbollisti i famshëm Italian Gaetano Schirea. Schiera u shpall kampion me kombëtaren e Italisë në Botërorin e vitit 1982 dhe gjithashtu kampion me Juventusin në Kupën UEFA në vitin 1977. Ai njihet si një ndër emblemat e futbollit Italian ndër vite.

 

 

 

2017 – Koreja e Veriut do të përfundojë me sukses 6 testet e saj bërthamore të zhvilluara në poligonin e Punggye-Ri, duke përfshirë gjithashtu edhe shpërthimin më të fuqishëm atomik prej 50 kilotonësh të bërë ndonjëherë nga ky vend. Këto test do të alarmonin ndjeshëm komunitetin ndërkombëtar për rrezikun që paraqisnin.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-3-shtator-2022/