Kalendari Historik 27 Dhjetor 2022

1899 – Lindi në qytetin buzë liqenit të Ohrit familjen e Sotir Gushos, poet shqiptar,  Lasgush Poradeci. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun Mitrush Kuteli, mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe ‘Shqipëri e re’, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek Dielli i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Pas luftës jetoi në vetminë e vet. Krijoi edhe tri vepra të mëdha poetike: Mbi taKamadeve dhe Eskursioni teologjik i Sokratit. Me rastin e 100-vjetorit të lindjes në 27 dhjetor 1999, presidenti i Republikës Rexhep Mejdani i jep titullin “Nderi i Kombit” dhe Pogradeci, qyteti i tij i lindjes titullin “Qytetar nderi”. Pallati i Kulturës në Pogradec mban emrin Lasgush Poradeci. Në lagjen Kombinat në Tiranë ndodhet shkolla “9-vjeçare Lasgush Poradeci”. Rruga te Diga te Liqeni artificial i Tiranës mban emrin Lasgush Poradeci.

 

1923 – Vdes në moshën 91 vjeçare, në Paris, Gustave Eiffel. Eiffel, ishte një inxhinier ndërtimi francez i diplomuar në Olecole Centrale. Ai ndërtoi ura të ndryshme, ku më e famshmja është, Viaduct Garabit. Ai është më i njohur për ndërtimin e Kullës Eiffel me famë botërore, e ndërtuar për Ekspozitën Universale të vitit 1889 në Paris, dhe kontributin e tij në ndërtimin e Statujës së Lirisë në New York.

 

1945 – Krijohet, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), me nënshkrimin e një marrëveshje nga 30 vende. Fondi Monetar Ndërkombëtar, është një organizatë ndërkombëtare me seli në Uashington, e përbërë nga 190 vende që punojnë për të nxitur bashkëpunimin monetar global, për të siguruar stabilitetin financiar, dhe për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare.

 

1950 – Lind në Torino, Roberto Bettega. Bettega, është një ish-futbollist italian që luajti si sulmues. Bettega mbahet mend më së shumti për kohën e tij të suksesshme në klubin e tij të lindjes Juventus, ku fitoi disa tituj dhe u vendos si një nga lojtarët më të mëdhenj të Italisë për shkak të forcës, dhe aftësisë së shënimit të golit dhe krijimtarisë.

 

 

1978 – Spanja bëhet një demokraci pas 40 viteve të diktaturës fashiste. Kjo është një periudhë e historisë moderne spanjolle, që filloi në 20 nëntor 1975, ditën e vdekjes së Francisco Francos, i cili kishte krijuar një diktaturë pas fitores së nacionalistëve në Luftën Civile Spanjolle. Në historiografinë vendase, ky proces njihet si,”Tranzicioni Spanjoll”.

 

 

1979 – Bashkimi Sovjetik pushton Republikën Demokratike të Afganistanit. Pushtimi sovjetik i Afganistanit, do të zgjaste për afro një dekadë, dhe do të kishte pasoja tepër të rënda për të dyja vendet. Ndërhyrja ushtarake e Moskës, në vendin e varfër të Lindjes së Mesme, u bë me pretekstin e mbrojtjes së interesave socialiste, atje. Me mijëra sovjetikë, dhe afganë mbetën të vdekur.

 

 

1985 – Guerilasit palestinezë marrin peng, dhe vrasin tetëmbëdhjetë vetë brenda aeroporteve të Romës, dhe Vjenës. Sulmet e aeroportit Romë dhe Vjenë ishin dy sulme të mëdha terroriste të kryera më 27 dhjetor 1985. Përveç të vdekurve, mbetën të plagosur, mbi 100 persona të tjerë. Katër prej terroristëve u vranë nga El Al Security dhe policia lokale, e cili kapi tre të tjerët.

 

2007 – Ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto, vritet në një incidenti të shtënash me armë. Të shtënat erdhën, ndaj saj pas një tubimi politik në parkun, Liaquat National Bagh. Gjithashtu, dhe një bombë vetëvrasëse u shpërtheu menjëherë pas këtyre të shtënave. Gjatë këtij sulmi terrorist mbetën të vdekur 25 persona.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-27-dhjetor-2022/