Kalendari Historik 25 Gusht 2023

1900 – Vdes në moshën 55 vjeçare, Friedrich Nietzche. Nietzche, ishte një filozof gjerman, kritik kulturor, kompozitor, poet dhe filolog, puna e të cilit ka ushtruar një ndikim të thellë në historinë moderne intelektuale. Ai jetoi vitet e tij të mbetura në kujdesin e nënës së tij deri në vdekjen e saj në 1897 dhe më pas me motrën e tij.

 

1908 – lind në Tiranë Ihsan bej Toptani ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe gazetar shqiptar. U shqua gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kur vetë ai ndërlidhte dhe në shtëpi të tij tuboheshin dhe kuvendonin faktorët politikë e ushtarakë të rezistencës shqiptare duke qenë po ashtu hallkë ndërlidhjeje mes tyre dhe kundërzbulimit ushtarak britanik që iu atashua këtyre palëve. Dr. Ihsan Toptani nga pikëpamjet e tij politike ishte i pavarur. Gjatë luftës në Shqipëri shoqërohej dhe mbante lidhje të mira me misionarët britanikë. Kur disa misionarë oficer ushtarak të lartë britanikë si, William Tillmani, Julian Amary dhe Peter Kempy u gjendën në tokat shqiptare, atyre iu doli shumë në ndihmë dr. Ihsani , i cili u veçua me shoqërimin që i bëri më së shumti kapitenit Julian Amery, i cili shkruan

 

1916 – Krijohet Shërbimi i Parkut Kombëtar të Shteteve të Bashkuara. Shërbimi i Parkut Kombëtar (NPS) është një agjenci e qeverisë federale të Shteteve të Bashkuara që administron të gjitha parqet kombëtare, shumë monumente kombëtare, dhe pronat e tjera të ruajtjes dhe historisë me përcaktime të ndryshme titujsh.

 

1933 – Tërmeti Diexi godet Qarkun Mao, në Sichuan, të Kinë dhe vret mbi 9.000 njerëz. Ky tërmet shkatërroi qytetin e Diexi dhe fshatrat përreth, dhe shkaktoi shumë rrëshqitje të dheut. Qyteti i vjetër i Diexi u zhyt në liqenin po me të njëjtin emër të krijuar nga digat rrëshqitëse. Ky tërmet do të llogaritej si më i forti i atij viti.

 

1944 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Parisi është çliruar nga aleatët. Çlirimi filloi kur Forcat Franceze të Brendshme, struktura ushtarake e Rezistencës Franceze, organizuan një kryengritje kundër garnizonit gjerman me afrimin e Ushtrisë së Tretë të SHBA, të udhëhequr nga gjenerali George Patton. Rol të veçantë në këtë operacion luajti dhe De Gaulle.

 

1970 – Lind në Rheinberg, Claudia Schiffer. Schiffer, është një modele, aktore dhe stiliste gjermane, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar. Ajo u ngrit në famë në vitet 1990 si një nga modelet më të suksesshme në botë, duke çimentuar statusin e saj prej supermodeleje. Në karrierën e saj të hershme, ajo u krahasua me Brigitte Bardot.

 

1945 – Dhjetë ditë pasi Lufta e Dytë Botërore përfundon me Japoninë duke njoftuar dorëzimin e saj, përkrahësit e armatosur të Partisë Komuniste Kineze vrasin oficerin e inteligjencës amerikane John Birch, i konsideruar nga disa të analistë amerikane si viktima e parë e Luftës së Ftohtë. Birch, shërbente si agjent i OSS në Kinë prej disa vitesh.

 

1991 – Fillon Beteja e Vukovarit. Kjo betejë, do të ishte një rrethim 87-ditor i qytetit të rëndësishëm kroat nga Ushtria Popullore Jugosllave (JNA), e mbështetur nga forca të ndryshme paramilitare serbe, midis gushtit dhe nëntorit të 1991 (gjatë Luftës për Pavarësisë të Kroacisë). Gjatë këtyre luftimeve të dyja palët do të kryenin spastrime etnike.

 

2006 – Ish-kryeministri i Ukrainës Pavlo Lazarenko është i dënuar me nëntë vjet burg për pastrim parash, korrupsion, dhe zhvatje. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 200 milion dollarë amerikanë u përvetësuan nga Lazarenko gjatë periudhës së viteve 1996-97 nga qeveria e Ukrainës. Ai konsiderohet si një ndër qeveritarët më të larë të këtij vendi, i dënuar.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-25-gusht-2023/