Kalendari Historik 24 Qershor 2022

1932 – Një revolucion pa gjak i nxitur nga Partia Popullore i jep fund fuqisë absolute të mbretit Prajadhipok të Siamit (sot Tajlanda). Revolucioni i vitit 1932 konsiderohet të jetë një ngjarje e madhe në Tajlandën e shekullit të 20-të dhe fillimi i rivalitetit për kontrollin e qeverisë së Tajlandës që ka shkaktuar një paqëndrueshmëri politike.

 

 

1938 – Pjesë të një meteoriti shkëputen dhe godasin një fshat të tërë, pranë Chicoras, në Pensilvania. Meteori vlerësohet të ketë peshuar afro 500 tonë metrikë kur goditi atmosferën e Tokës dhe shpërtheu. Vetëm dy fragmente të meteorit u gjetën pas hetimeve fillestare. Ata kishin një masë prej 242 g, dhe 61 g, dhe u zbuluan disa milje larg zonës.

 

1947Kenneth Arnold bën vëzhgimin e parë të raportuar gjerësisht të UFO pranë Mount Rainier, në Washington. Kjo ngjarje, fitoi mbarëvajtjen e lajmeve në mbarë vendin dhe vlerësohet se është e para i epokës moderne të vrojtimeve të UFO-ve, duke përfshirë edhe shikime të shumta të raportuara gjatë dy-tre javëve të ardhshme, në mbarë SHBA.

 

1948 – Gjatë Luftës së Ftohtë, starton Bllokada e Berlinit. Bashkimi Sovjetik e bën të pamundur udhëtimin në tokë midis Gjermanisë Perëndimore dhe Berlinit Perëndimor. Bllokada e Berlinit shërbeu për të nxjerrë në pah vizionet konkurruese ideologjike dhe ekonomike për Evropën e pasluftës dhe luajti një rol të madh në tërheqjen e Gjermanisë Perëndimore drejt NATO-s, në 1955.

 

1950 – Gjatë periudhës së Apartheid, Në Afrikën e Jugut, ligji i Zonave të Grupit është miratuar, zyrtarisht duke ndarë racat në mënyrë segregative. Këto akte, caktuan grupe racore në seksione të ndryshme banimi dhe biznesi, në zona urbane dhe në ato rurale, në një sistem të aparteidit. Kjo gjë praktikisht do të ishte, institucionalizimi racor.

 

 

1987Lind në Rosario, Lionel Messi. Messi, është një futbollist argjentinas që luan si sulmues dhe kapiten tek Barcelona, dhe me ekipin kombëtar të Argjentinës. Shpesh konsiderohet lojtari më i mirë në botë dhe vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Messi ka fituar një rekord gjashtë çmime Ballon d’Or.

 

 

2000 – Vdes në moshën 83 vjeçare, David Tomlinson. Tomlinson, ishte një aktor, dhe komedian i skenës, filmit dhe televizionit anglez. Ai mbahet mend kryesisht për rolet e tij si figura e autoritetit George Banks në Mary Poppins, magjistari mashtrues Profesor Emelius Browne në Bedknobs dhe Broomsticks dhe një antagonist Peter Thorndyke në The Love Bug.

 

Sadri Hamiti2010 – Ndërron jetë Sadri Ahmeti, ka qenë piktor dhe poet shqiptar. Pas shkollimit të mesëm emigron në Shqipëri në vitin 1957 ku edhe nis kalvari i tij jetësor. Ishte e vështirë për një artist si Sadri Ahmeti të mbetej i lirë, mik u ngushtë i Bilal Xhaferrit, Sadriu njihej nëpër rrethet kulturore të Tiranës për guximin e tij në fjalë. Nuk vonon e arrestohet kur ishte student në Akademinë e Arteve, dënohet me burg e pastaj me internim që nga minierat e Spaçit në kantieret e Elbasanit. Pas viteve ’90 përfundon studimet e lëna përgjysmë ne Akademinë e Arteve, që ia pat ndërprerë burgu, një ëndërr e mbetur përgjysmë, pasi ky poet është edhe një piktor i njohur e një nga akuarelistët më të mirë shqiptarë. Pas viteve ’90 boton këto libra : “Një e qeshur harbon nëpër errësirë”, “Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok”, “Masakra e Tivarit”, “Aisbergu i preludit të katastrofës”, “Vallja e katrahurave”, “Kalëroj rreth botës mbi re”, “Tek lahem në dritën e Hënës”, “Loz era me gjethet e vjeshtës sime”, “A do mund të takohemi nesër ?” si dhe librin me prozë “33 vjet në mitrën e ferrit të fjalës”.

 

2010Në Wimbledon, John Isner i Shteteve të Bashkuara mposht Nicolas Mahut të Francës, në ndeshjen më të gjatë në historinë e tenisit profesional. Në total, ndeshja zgjati 11 orë, e 5 minuta lojë për tre ditë, me rezultatin përfundimtar 6–4 3–6 6–7 (7–9) 7–6 (7–3)  dhe 70–68 për gjithsej 183 ndeshje. Seti përfundimtar ishte më i gjatë se ndeshja e mëparshme.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-24-qershor-2022/