Kalendari Historik 24 Janar 2023

1822Vdiq Ali Pashë Tepelena, një sundimtar i fuqishëm fisnik i Perandorisë Osmane, me tendenca autonomiste që shndërroi Ejaletin e Janinës, në pashallëk. Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 18121819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare, nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëve dhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar për Rilindjen Kombëtare.

 

1919 – Ndërroi jetë në Peruxhia, Ismail Qemal bej Vlora, i cili ndodhej i ftuar nga Qeveria Italiane për të arritur një bashkëpunim mbi të ardhmen e Shqipërisë. I shoqëruar nga tre djem të tij: Et’hemi, Qazimi dhe Qamili dhe nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme italiane, më 8 shkurt 1919, trupi i Ismail Qemalit u dërgua me tren në Brindisi nga ku, në bordin e torpedinieres “Alpino”, u shoqërua në Vlorë. Më 12 shkurt, nën një ceremoni madhështore, trupi i tij, i vendosur mbi shtratin e topit dhe i mbështjellë me Flamurin Kombëtar, u shoqërua në Kaninë, ku u varros në oborrin e Teqesë, në varrezat e familjes Vlora. «…Nëse masim madhështinë e një personaliteti politik me dashurinë e popullit të thjeshtë,- shkruante në ‘Kujtime familjare’, Safa Vlora,- duhet të pohojmë se asnjë nuk i afrohet Ismail Qemal Vlorës. Në ceremoninë e përmotshme… as fshatar as qytetar nuk qëndroi në shtëpi. Tërë faqet e maleve dhe brigjeve, që qëndronin gjatë udhëtimit, ishin mbushur me njerëz. Ishte një apoteozë madhështore e të gjithë popullit, pa dallim, dhe një kurorë që Ai e fitoi me punën e tij të madhe në shërbim të vendit të tij, derisa dha frymën e fundit. Studiuesja frënge Nathalie Clayer ka konstatuar se figura e Ismail Qemalit u shndërrua në “baba i kombit” pas shpalljes së pavarësisë. Sipas saj shqiptarizmi i tij ka marrë një ngjyrë krejt tjetër nga ai i shqiptarëve të tjerë, dhe imazhi i tij si udhëheqës i lëvizjes shqiptare është mjaft i mitizuar

 

1939 – Tërmeti më vdekjeprurës në historinë e Kilit godet qytetin e Chillan, duke vrarë afërsisht 28 mijë persona. Ky tërmet ishte i magnitudës, 8.3 ballë të shkallës Mercalli, dhe do të mbahet mënd si tërmeti më shkatërrimtar në historinë e këtij vëndi. Një tjetër tërmet i llogaritur si më i fuqishmi në histori, do ta godiste Kilin 21 vite më vonë, por do të shkaktonte më pak viktima në raport me të parin.

 

1949 – Lind në Chicago, Jim Belushi. Belushi, ishte një komedian, aktor, këngëtar dhe një nga shtatë anëtarët origjinal të kastit të shfaqjes së komedisë skicë NBC Saturday Night Live. Origjina e tij ishte shqiptare, nga fshati Qytezë i Devollit. Gjatë gjithë karrierës së tij, Belushi pati një partneritet artistik me një nga aktorët e SNL Dan Aykroyd, me të cilin realizoi bashkëpunimin në filmin Blues Brothers.

 

1965 – Vdes në Londër, në moshën 90 vjeçare, Winston Churchill. Churchill, ishte një politikan britanik, oficer i ushtrisë dhe shkrimtar. Ai ishte kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar nga 1940 deri më 1945, kur e çoi Britaninë drejt fitores në Luftën e Dytë Botërore, dhe përsëri nga 1951 deri në 1955. Churchill përfaqësoi pesë mandate elektorale gjatë karrierës së tij si anëtar i Parlamentit (deputet).

 

1972 – Rreshteri japonez, Shoichi Yokoi u gjetur i fshehur në një xhungël të Guamit, ku ai kishte qëndruar, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Yokoi ishte ushtari i tretë i humbur japonez që u gjet pas luftës, duke i paraprirë togerit të dytë Hiroo Onoda (i liruar nga detyra nga ish oficeri i tij komandues në 9 Mars 1974) dhe togerit Teruo Nakamura (arrestuar më 18 dhjetor 1974).

 

1989 – Vrasësi serial famëkeq Ted Bundy, i cili vrau mbi 30 viktima të njohura, ekzekutohet nga karrige elektrike në burgun e shtetit në Florida. Bundy, ishte një vrasës serial amerikan që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau shumë gra dhe vajza të reja gjatë viteve 1970. Por, numri i vërtetë i viktimave është i panjohur dhe ndoshta më i lartë, nga sa ai depononi në proçesin ndaj tij.

 

1990 – Japonia lëshon Hiten, kapsulën e parë hënore të vendit, dhe gjithashtu të parën pajisje hënore robotike që nga Luna 24 e Bashkimit Sovjetik në 1976. Njëkohësisht Hiten-i, ishte sonda e parë hënore të nisur nga një vend tjetër përveç Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo peshonte 200 kg dhe qëndroi në hapësirë 3 vjet, e 3 muaj. Ajo përshkroi një distancë prej 480 mijë km.

 

2003 – Departamenti i Sigurimit të Brendshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fillon zyrtarisht funksionimin e tij. Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë e Brendshme është një departament kabineti i qeverisë federale amerikane me përgjegjësi në sigurinë publike, afërsisht i krahasueshëm me ministritë e brendshme të vendeve të tjera. Ky departament u krijua pas sulmeve të 11 Shtatorit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-24-janar-2023/