Kalendari Historik 23 Janar 2023

1916 – Vritet Isa bej Boletini figurë kombëtare dhe kryengritës shqiptar në Vilajetin e Kosovës, pjesëmarrës në rini në veprimet e Lidhjes së Prizrenit. U caktua ndër rojet e Princ Vidit gjatë sundimit të tij jetëshkurtër. Vritet gjatë një shkëmbimi zjarri në Podgoricë, pasi u vranë 17 bashkëluftëtarët e vet. Vepra e Isa Boletinit është nderuar në çdo kohë në gjithë Shqipërinë etnike. Emrin e tij e mbajnë shkolla, rrugë, lagje e sheshe.  Isai ishte konservativ, patriarkal, i rregullt, serioz, fjalëpakë, por me një pamje të jashtme të rëndë, tepër i sjellshëm e miqësor e besnik sa s’thuhet. Ai kërkonte dhe merrte vetëm çfarë i duhej, atdhetarë i zjarrtë shqiptarë, edhe pse ishte krejtësisht analfabetë. Isai u vra prej malazezve, me afrimin e trupave austro-hungareze më 1916 në Podgoricë, pas një lufte të ashpër disa orëshe (austriakët erdhën vonë dhe nuk arritën ta shpëtojnë atë dhe 17 bashkëluftëtarët e tij). Gjithashtu ka një batalion special të ushtrisë shqiptare, që u instalua në Irak, që mban emrin e Isa Boletinit.

1936 – Lindi në Vuno Dhimitër Anagnosti është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX. Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë. Anagnosti është njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve. Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10-të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

1943 – Gjatë Luftës së Dytë Botërore, trupat e ushtrisë së 8 britanike, marrin Tripolin në Libi nga ushtria gjermano-italiane e Panzer-ave. Ushtria e Tetë ishte një formacion ushtarak britanik që luftoi në fushatat e Afrikës së Veriut dhe Italisë. Njësitë erdhën nga Australia, India Britanike, Kanada, Franca, Greqia, Zelanda e Re, Polonia, Rodezia, Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar.

 

 

1958 – Lind në Krasnodar Krai, Sergey Litvinov. Litvinov, ishte një hedhës çekiçi rus dhe trajner i atletikës. Ai garoi në Lojërat Olimpike Verore të 1980 dhe ato të vitit 1988, duke humbur Lojërat Olimpike të vitit 1984 për shkak të bojkotit sovjetik. Litvinov, fitoi respektivisht një medalje argjendi dhe ari,. Ai gjithashtu fitoi dy tituj botëror, në 1983 dhe 1987.

 

1960 – Batiskafi, USS Trieste thyen një rekord të zhytjes në thellësi duke zbritur në 10.911 metra në Oqeanin Paqësor. Ky batiskaf, me ekuipazhin e tij prej dy vetash arriti në pjesën më të thellë të njohur të oqeaneve të Tokës, thellësinë Challenger, në gropën e Marianas afër Guamit në Paqësor. Trieste ishte anija e parë e drejtuar që kishte arritur në fund të  thellësisë Challenger.

 

1961 – Anija luksoze portugeze Santa Maria rrëmbehet nga kundërshtarët e regjimit të Estado Novo-s me qëllimin e fillimit të luftës deri në rrëzimin e diktatorit Antonio de Oliveira Salazar. Pas ndërhyrjes detare të Shteteve të Bashkuara, anija mbërriti në Brazil, dhe rrëmbimi mbaroi më 2 shkurt kur rebelëve iu dha azili politik atje. Ky aksion njihej gjithashtu si Operacioni Dulcinea.

 

1973 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Richard Nixon njofton zyrtarisht, arritjen e marrëveshjes së paqjes në Vietnam. Pas disa vitesh luftime, marrëveshja e Paqes në Paris u nënshkruan në fillim të vitit 1973. Marrëveshja zbatoi një armëpushim dhe lejoi tërheqjen e trupave të mbetura amerikane pa kërkuar tërheqjen e Ushtrisë së Vietnamit të Veriut të vendosur në Jug.

 

1989 – Vdes në moshën 85 vjeçare, Salvador Dali. Dali, ishte një artist surrealist spanjoll, me etni katalanase, i lindur në Figueres, të Spanjës. Ai, ishte një hartues i aftë, më i njohur për imazhet e habitshme dhe të çuditshme në veprat e tij. Shkathtësitë e tij pikturuese, shpesh i atribuohen ndikimit të mjeshtrave të Rilindjes. Piktura e tij më e njohur, Persistence of Memory, u përfundua në Gusht 1931.

 

1997 – Madeleine Albright bëhet gruaja e parë që shërben si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në 1993, Klinton e emëroi atë në pozicionin e ambasadores amerikane në Kombet e Bashkuara. Ajo e mbajti atë pozicion deri në 1997, kur pasoi Warren Christopher si Sekretare e Shtetit. Albright shërbeu në atë post derisa Klinton u largua nga detyra në 2001.

 

1998 – Netscape lançoi për herë të parë Mozilla-n, me qëllimin për të lëshuar kodin e komunikuesit si burim të hapur. Mozilla është një bashkësi softuerësh e lire. Komuniteti Mozilla përdor, zhvillon, përhapet dhe mbështet produktet e Mozilla-s, duke promovuar kështu softuer ekskluzivisht falas dhe standarde të hapura, me përjashtime  të vogla.

 

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-23-janar-2023/