Kalendari Historik 21 Tetor 2022

1940 – Shkrimtari i famshëm amerikan Ernest Hemingway, publikon veprën e tij For Whom the Bell Tolls. Në këtë libër ai përshkruan Luftën Civile Spanjolle (ku mori pjesë edhe vetë), në parë në sytë e një vullnetari të ri nga SHBA-ja. Kjo vepër ka në përmbajtjen e saj tonet e rebelizmit, anti-konformizmit, dhe përkrahjes për të quajturën klasa puntore. Hemingway në këtë libër tregon qartë eksperiencën e tij në këtë luftë midis forcave vullnetare të majta të rreshtuara në anën e Republikës, dhe atyre të djathta të Franco-s të rreshtuara në anën e Monarkisë.

 

1956 – Në Kenia të Afrikës Jug-lindore do të shpërthente ajo që do të quhej si “kryengritja Mau Mau”. Kjo kryengritje do të përfshinte të gjithë vendin në një luftë të përgjakshme kundër trupave koloniale britanike. Luftimet do të zgjasnin deri në vitin 1963, vit në të cilin Kenia do të fitonte Pavarësinë. Britanikën do të humbnin vetëm 200 vetë, ndërsa kenianët mbi 12.000. Ndërsa dëmet në infrastrukturë dhe në ekonomi do të ishin të pallogaritshme. Kjo do të ishte një ndër luftërat më të ashpra në Afrikën koloniale.

 

1969Në Somali të Afrikës Lindore, do të ndodhë një Grusht Shteti. Në këtë grusht shteti, të kryesuar nga ushtarakët e lartë, do të plagoseshin disa persona. Luftimet do të zhvilloheshin kryesisht në kryeqytetin Mogadishu. Udhëheqësi ushtarak Siad Barre, do të merrte pushtetin dhe do të qeveriste një nga vendet më të varfra të botës për 22 vite. Gjatë kësaj qeverisjeje, Somalia do ti nënshtrohet kolektivizimit dhe eliminimit të pronës private.

 

1978 – Vdes në Moskë në moshën 82 vjeçare një nga politikanët më të famshëm sovjetikë, Anastas Mikoyan. Mikoyan, ka dominuar në skenën politike të Kremlinit që në fitoren e Revolucionit të Tetorit në vitin 1917. Gjatë periudhës së Stalinit, ai ka shërbyer si anëtar i Politbyrosë, dhe Sekretar i Përgjithshëm i Presidiumit të BRSS. Më pas nën Hrushov-in ai mori postin e Ministrit të Tregtisë. Mikoyan ishte një ndër figurat politike të Bashkimit Sovjetik, që gjatë procesit të de-stalinizmit, nuk pranoi që të denonconte figurën e Stalinit.

 

1986 – Në Beirut të Libanit, forcat terroriste pro-iraniane Hezbollah, rrëmbejnë gazetarin amerikan Edward Tracy. Rrëmbimi dhe mbajtja peng e tij u krye për shkak të politikave të Shtëpisë së Bardhë në lidhje me konfliktet në Lindjen e Mesme. Tracy u mbajt peng për plot pesë vjet. Ai u lirua në vitin 1991, kur praktikisht konflikti dhe luftimet në Liban kishin pushuar. Gjatë luftës civile në këtë vend, me dhjetëra gazetarë dhe korrespondonte të huaj do të rrëmbeheshin apo dhe vriteshin, nga palët kundërshtare.

 

1994 – Midis Koresë së Veriut, dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruhet një marrëveshje e cila detyron Pyongyang-un që të ndërpresë programin e tij bërthamor. Kjo marrëveshje do të ishte me përparësi për rajonin e Koresë pasi, ky program nuklear i shtetit komunist do të alarmonte mbarë botën. Por edhe sot e kësaj dite, kjo marrëveshje nuk është respektuar e gjitha pasi Kim Jong Un urdhëron herë pas here nisjen e zhvillimit të këtij program, duke testuar raketa kontinentale dhe konvencionale.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-21-tetor-2022/