Kalendari Historik 20 Dhjetor 2022

1832 – Lindi  fshatin Shoshan të Malësisë së Gjakovës Haxhi Zeka ka qenë ndër organizatorët e Lidhjes së Prizrenit dhe përkrahës i krahut autonomist të saj, drejtues i degës së Pejës të Lidhjes, ku u shqua si prijës ushtarak me kontribut në Mbrojtjen e Plavës dhe Gucisë. Vite më pas u përpoq të përtërinte të njëjtën frymë lëvizjeje nëpërmjet Lidhjes së Pejës. Në Kuvendin e parë të Lidhjes, më 10 qershor 1878, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror të saj. Mori pjesë, si komandant ushtarak, në krye të forcave të Lidhjes në aksionin e Gjakovës, në shtator 1878 kundër Mehmet Ali Pashës. Së bashku me Sulejman Vokshin dhe Kadri Bajrin, Haxhi Zeka më 1884-1885 udhëhoqi kryengritjet anti osmane të shqiptarëve të Kosovës, që synonin të rimëkëmbnin Lidhjen dhe të vinin në jetë idetë e saj autonomiste. Më 1893 Haxhi Zeka me Bajram Currin organizuan kryengritjen që përfshiu Pejën, Gjakovën e vise të tjera të Kosovës kundër padrejtësive ekonomike e politike të perandorisë. Autoritetet serbe i dërguan konsullit të tyre në Prishtinë, Sima Abramoviç, armikun personal të Haxhiut, gjakovarin Mehmed Zaimin. Ky nxiti të birin, kapitenin e zaptijeve Adem Zajmin që ta vriste Haxhi Zekën; kjo ndodhi më 21 shkurt 1902 në pazarin Pejë. Haxhiu u varros në varrezat e xhamisë Sulltan Mehmed Fatih në Pejë. Vrasja e tij bëri të binte në fashë kryengritjet shqiptare që kishin shpërthyer në krejt vilajetin e Kosovës. Dorërasi u vra më 1912 nga autoritetet serbe, pasi kërkoi shpërblimin e premtuar para vrasjes.

1915 – Lind në Heybeliada, Aziz Nesin. Nesin, ishte një shkrimtar, humorist turk dhe autor i më shumë se 100 librave. Lindur në një kohë kur turqit nuk kishin mbiemra zyrtarë, ai duhej të adoptonte një mbiemër pasi të ishte miratuar Ligji mbi Mbiemrat e vitit 1934. Ai zgjodhi mbiemrin “Nesin”. Në turqisht, Nesin, do të thotë, çfarë jeni?

 

 

1917 – Themelohet Cheka, policia e parë sekrete e Bashkimit Sovjetik. Cheka, do të udhëhiqej nga Felix Dzerzhinsky. Kjo organizatë do të mbahet mënd për dhunën dhe represionin e madh që do ti shkaktonte kundërshtarëve të saj politikë. Ajo do të ishte pararendësja e NKVD dhe KGB, shërbimeve informative të ardhshme të BRSS-së. Selia e saj, ishte në Lubyanka të Moskës.

 

1957 – Versioni fillestar i prodhimit të Boeing 707, ndërmerr, fluturimin e tij të parë. Boeing 707 është një aeroplan me katër motorë, dhe me trup të ngushtë. Ai u ndërtua nga Boeing Commercial Airplanes , dhe u testua, nga 1958 deri në 1979. Versione të avionit kanë një kapacitet nga 140 në 220 pasagjerë dhe fluturojnë në një distancë, nga 2.500 deri në 5,750 milje ajrore.

 

1971 – Organizata ndërkombëtare e ndihmës “Mjekë pa kufij” themelohet nga Bernard Kouchner dhe nga një grup gazetarësh në Paris, të Francës. Mjekët pa kufij, është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare mjekësore dhe humanitare. Kjo organizatë është e njohur më së miri për projektet e saj në zonat e konfliktit dhe në vendet e prekura nga sëmundjet endemike.

 

1973 – Kryeministri i Spanjës, Admirali Luis Carrero Blanco, vritet nga një sulm me makinë-bombë në Madrid. Admirali Carrero Blanco u vra në Madrid nga grupi separatist bask ETA në 20 dhjetor 1973. Vrasja konsiderohet të ketë qenë sulmi më i madh kundër Shtetit Frankist që nga përfundimi i Luftës Civile Spanjolle në 1939.

 

 

1994 – Vdes në moshën 85 vjeçare në Georgia, Dean Rusk. Rusk, ishte Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara nga viti 1961 deri në 1969 nën presidentët John F. Kennedy dhe Lyndon B. Johnson. Rusk është një nga sekretarët e shtetit më jetëgjatë në shërbim të SHBA, pas Cordell Hull. Në vitin 1952, Rusk u bë president i fondacionit Rockefeller.

 

 

1999 – Macau i dorëzohet Kinës nga Portugalia. Në pasditen e 19 dhjetorit 1999, Guvernatori i Portugez i 127-të i Macau Vasco Vieira uli flamujt në Macau, që ishte preludi i ceremonisë për krijimin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të këtij rajoni. Transferimi zyrtar i sovranitetit u mbajt në mesnatën e asaj dite në Macau Garden. Ceremonia filloi në mbrëmje dhe përfundoi në agimin e 20 dhjetorit.

 

2007 – Elizabeth II bëhet monarku më i vjetër i Mbretërisë së Bashkuar, duke tejkaluar Mbretëreshën Victoria, e cila jetoi për 81 vjet, shtatë muaj dhe 29 ditë. Elizabeth lindi në Londër si fëmija i parë i Dukës dhe Dukeshës së Jorkut, më vonë Mbreti George VI dhe Mbretëresha Elizabeth.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-20-dhjetor-2022/