Kalendari Historik 2 Janar 2023

1896 – Lind në Byalistok, Dziga Vertov. Vertov, ishte një regjisor filmi, dokumentarist, drejtues i lajmeve, si dhe një teoricien i kinemasë ruse. Praktikat dhe teoritë e tij të xhirimit ndikuan në stilin e kinemasë vrité të bërjes së filmave dokumentarë, i cili ishte aktiv nga 1968 deri në 1972. Në sondazhin Sight & Sound të vitit 2012, kritikët votuan Man with a Movie Camera, si filmin e 8-të më të mirë të realizuar ndonjëherë. Vëllezërit e tij, Boris Kaufman dhe Mikhail Kaufman ishin, gjithashtu kineastë, ashtu siç ishte edhe gruaja e tij, Yelizaveta Svilova

 

1942 – Byroja Federale e Hetimit (FBI) dënon 33 anëtarët të një organizate spiunazhi naziste të kryesuar nga Fritz Joubert Duquesne në çështjen më të madhe të spiunazhit në historinë e Shteteve të Bashkuara . Nga të akuzuarit, 19 u deklaruan fajtorë. 14 të tjerë u sollën në gjyq me juri në Gjykatën Federale të Rrethit, Brooklyn, të New York, më 3 shtator 1941. Të gjithë u shpallën fajtorë më 13 dhjetor 1941. Më 2 janar 1942, grupi u dënua të vuante një dënim me burg mbi 300 vjet gjithësej.

 

1953 – Vdes në Sussex në moshën 71 vjeçare Guccio Gucci. Gucci, ishte një biznesmen italo-britanik dhe stilist i modës. Ai është më i njohur për faktin se është themeluesi i shtëpisë së modës Gucci. Gucci dhe gruaja e tij, Aida Calvelli, kishin gjashtë fëmijë. Djemtë e tij (Vasco, Aldo, Ugo dhe Rodolfo) kishin role të spikatura në shoqërinë e tij. Në vitet e tij të fundit, ai jetoi afër Rusper, në West Sussex, të Anglisë.

 

1959 – Lançohet nga Bashkimi Sovjetik, anija e parë hapësinore Luna 1. Kjo anije kozmike, ishte e para që, arriti në afërsi të Hënës, për të orbituar Diellin. Gjithashtu, Luna 1, ishte anija e parë hapësinore, që u vendos në orbitën heliocentrike. Për shkak të një djegieje me kohë të gabuar në fazën e sipërme gjatë nisjes së saj, ajo humbi objektivin, duke lënë përfundimisht, orbitën gjeocentrike. Ajo kaloi plot 62 orë në orbitën hapësinore.

 

1967 – Ronald Reagan, aktori i filmave, dhe Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, betohet si Guvernator i Kalifornisë. Republikanët e Kalifornisë u mahnitën me pikëpamjet politike dhe karizmën e Reagan pas fjalimit të tij “Time to Choose”, dhe në fund të vitit 1965 ai njoftoi fushatën e tij për Guvernator në zgjedhjet e 1966. Ronald Reagan do të mbahet mënd si një nga Guvernatorët më të suksesshëm në historinë e këtij shteti. Ky post e katapultoi atë në Presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

 

1978 – Me urdhër të Presidentit të Pakistanit, Muhamed Zia-ul-Haq, forcat paraushtarake hapën zjarr ndaj punëtorëve protestues paqësorë në Multan, të Pakistanit . Ndërsa raportet zyrtare dhe të shtypit theksuan, që rreth 13 deri në 22 njerëz u vranë, vlerësimet jozyrtare vendosin numrin e përgjithshëm të të vrarëve, deri në 200. Në mënyrë të ngjashme, Komiteti i Veprimit të Punëtorëve vlerësoi 133 të vrarë dhe më shumë se 400 të plagosur, nga të shtënat e forcave qeveritare.

 

1981 – Një nga hetimet më të mëdha të forcave policisë britanike përfundon kur vrasësi serial Peter Sutcliffe, i njohur ndryshe si “Yorkshire Ripper”, arrestohet në Sheffield, të Anglisë. Më 22 maj 1981, Sutcliffe u dënua për vrasjen e trembëdhjetë grave dhe tentativat, për të vrarë shtatë të tjera. Ai po vuan 20 dënime me burgime të përjetshme, në një burg të sigurisë së larë. Të gjitha përveç dy prej vrasjeve të tij ndodhën në West Yorkshire, ndërsa të tjerat u bënë në Manchester.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-2-janar-2023/