Kalendari Historik 17 Nëntor 2022

1947 – Shkencëtarët amerikanë John Bardeen dhe Walter Houser Brattain vëzhgojnë parimet themelore të transistorit, një element kryesor për revolucionin elektronik të shekullit të 20-të. Transistori revolucionarizoi industrinë e elektronikës, duke bërë të mundur zhvillimin e pothuajse çdo pajisjeje moderne e, elektronike, që nga telefonat e deri tek kompjuterët. Ky element u bë i domosdoshëm, duke përdorur në epokën e informacionit. Bardeen dhe Bratain fituan Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1956 për këtë shpikje.

 

1950 – Në Rajonin autonom të Tibet-it, në Kinën jug-perëndimore, Lhamo Dondrub u emërua zyrtarisht si Dalai Lama i XIV-të. Lama, njihet ndërkombëtarisht si udhëheqësi i fundit shpirtëror i kësaj dinastie tibetiane. Dhe kjo pasi Republika Popullore e Kinës, në vitin 1950 pushton ushtarakisht, kryeqytetin e Tibetit, Lhasa-n. Duke filluar nga fundi i viteve 50-të, Dalai Lama, emigroi për në Indi, dhe më pas në SHBA, ku ndër vite zhvilloi një përkrahje të gjerë në favor të autonomisë së rajonit të Tibetit.

 

1966 – Lind në Paris Sophie Marceau. Marceau, është një aktore, regjisore, dhe skenariste, franceze. Ajo, arriti popullaritetin me filmat e saj të parë La Boum dhe La Boum 2, duke marrë një çmim César për aktoren më premtuese. Sophie, u bë ylli i filmave në Evropë me një varg interpretimesh të suksesshëme, duke përfshirë L’Étudiante , Pacific Palisades, Fanfan dhe Revenge of the Musketeers. Marceau gjithashtu spikati ndërkombëtarisht me shfaqjet e saj në Braveheart, Firelight dhe filmin e 19-të të James Bond, The World is Not Enough.

 

1989 – Në Çekosllovaki, fillon zyrtarisht i quajturi Revolucioni i Kadifenjtë. Ky revolucion i udhëhequr nga lideri i ardhshëm çek, shkrimtari Vaclav Havel, kishte si qëllim, rrëzimin e qeverisë komuniste të Pragës, besnike ndaj Moskës. Ky revolucion do të zgjaste gati 2 muaj, dhe më në fund, do tia arrinte qëllimit duke rrëzuar regjimin 48 vjeçar komunist në këtë vend. Revolucioni i Kadifenjtë do të ishte paqësor, dhe gjatë zhvillimit të tij nuk do të kishte viktima.

 

1997 – Në Luxor të Egjiptit, 62 njerëz u vrarë nga gjashtë militantë islamikë jashtë Tempullit të Hatshepsut-it, e njohur si masakër e Luxor-it. Shumica e të vrarëve nga terroristët egjiptianë, ishin turistë të cilët, ndodheshin aty për të vizituar kompleksin antik të tempujve. Shteti që kishte edhe numrin më të madh të të vrarëve ishte Zvicra, e pasuar nga Japonia, dhe Britania e Madhe. Ky sulm u mor përsipër nga Organziata Jamah al Islamyyia. Por vite më vonë po kjo organizatë, mohoi të kishte pasur ndikim në këto vrasje.

 

2000 – Në Peru, Alberto Fujimori shkarkohet  nga detyra si President i këtij vendi. Fujimori i dha fund presidencës së tij duke ikur nga Peruja për në vendin e origjinës, Japoni mes një skandali të madh që përfshin korrupsionin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut. Edhe pas ndjekjes së tij në vitin 2008 për krime kundër njerëzimit në lidhje me qeverisjen, dy të tretat e peruanëve të anketuar shprehen miratim për udhëheqjen e Fujimori-t në atë periudhë.

 

2006 – Vdes në Budapest në moshën 79 vjeçare Ferenc Puskas. Puskas, ishte një futbollist dhe hungarez, që vlerësohet gjerësisht si një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Një sulmues i frytshëm, ai shënoi 85 gola në po aq ndeshje ndërkombëtare për Hungarinë, luajti 4 ndeshje ndërkombëtare për Spanjën dhe shënoi 514 gola në 529 ndeshje në Hungari dhe Spanjë. Ai u bë kampion olimpik në 1952 dhe e çoi vendin e tij në finale të Kupës së Botës 1954, ku u emërua lojtari më i mire. Puskas fitoi tre Kupa Evropiane, 10 kampionate kombëtare, si dhe 8 çmime më të mira individuale. Në 1995, ai u njoh si golashënuesi më i mirë i shekullit të 20-të.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-17-nentor-2022/