Kalendari Historik 15 Shtator 2023

1916Tanket, përdoren për herë të parë në Betejën e Sommes, në Francën veriore. Kjo betejë, do të ishte një nga më të ashprat në Luftën e Parë Botërore. Ajo do të zgjaste plot 140 ditë dhe netë, dhe në të do të përfshiheshin nga njëra anë trupat franko-britanike, dhe nga ana tjetër ato austro-gjermane.

 

1935Ligjet e Nurembergut, do të privonin nga marrja e shtetësisë gjermane, qytetarët me origjinë hebre. Ligjet e Nurembergut, do të sanksionin me ligj, fillimin de jure të persekutimit të hebrenjve në Gjermaninë naziste të Adolf Hitlerit. Ky persekutim do të kulmonte në vitet 40-të në atë që do të quhej edhe si Holokausti.

 

1944 – Presidenti amerikan Franklin Roosevelt, dhe Kryeministri britanik Winston Churchill, takohen zyrtarisht në Quebec të Kanadasë, për të diskutuar fatin final të Luftës së Dytë Botërore. Ky takim ishte pjesë e të ashtuquajturit Konferenca Octagon, ose sic njihet ndryshe dhe si Takimi i Dytë i Quebec-ut.

 

1968Anija hapësinore sovjetike Zond 5, bëhet i pari objekt kozmik, që fluturon përreth atmosferës së Hënës, dhe më pas rikthehet në Tokë. Zond 5 ishte pjesë e vazhdës së misioneve hapësinore Zond. Ajo qëndroi në hapësirë (duke përfshirë udhëtimin në Hënë) në harkun kohor të 6 ditëve, 18 orë, e 24 minuta.

 

1971Anija e parë e Greenpeace-it, proteston në ishullin e Amchitkas, kundër provave bërthamore që  do të zhvilloheshin atje. Amchitka ishte një ishull i vogël, në zonën e Aleutianeve në Paqësorin verior, që u kthyen në një poligon testimi për armët nukleare amerikane. Protestat e organizatës ambientaliste Greenpeace, do të vijonin.

 

1984 – Lind në Sussex, princ Harry. Harry, është një nga trashëgimtarët e familjes mbretërore britanike. Ai është djali i vogël i princit Charles dhe i princeshës Diana. Në vitin 2018, Harry u martua në një ceremoni zyrtare me aktoren amerikane Meghan Markle. Ai gjithashtu ka shërbyer në radhët e ushtrisë britanike në Afganistan.

 

2006 – Vdes në moshën 77 vjeçare, Oriana Fallaci. Fallaci, ishte një gazetare, politologe, dhe intervistuese e famshme italiane. Disa nga personazhet e famshëm që ajo intervistoi ndër vite janë, Henry Kissinger, Golda Meir, Yasser Arafat, Willy Brandt, Ayatollah Khomeini, Muammar Gaddafi, etj.

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-15-shtator-2023/