Kalendari Historik 13 Prill 2023

1941 – Nënshkruhet një Pakt i Mos-sulmimit midis BRSS dhe Japonisë. Ky pakt, ishte një pakt neutraliteti midis Bashkimit Sovjetik dhe Japonisë nënshkruar, dy vjet pas përfundimit të Luftës Kufitare Sovjetik-Japonez. Marrëveshja nënkupton që për pjesën më të madhe të Luftës së Dytë Botërore, të dy kombet luftuan kundër aleatëve të njëri-tjetrit. Më 1945, vonë në luftë, Sovjetikët hoqën paktin dhe iu bashkuan luftës kundër Japonisë.

 

1945 – Ndërron jetë Fejzi Alizoti, nëpunës i Perandorisë Osmane, kryeministër dhe disa herë ministër i shtetit shqiptar, financier në administratën austriake të vendosur në Shkodër dhe nën pushtimin italian komisar civil i Tokave të Lirueme në qeverinë Vërlaci. Gjykohet nga Gjyqi Special, dënohet me vdekje dhe pushkatohet. Në qeverinë 1927 drejtuar nga ministri i Drejtësisë Petro Poga, gjatë periudhës së Republikës Shqiptare, shërbeu si ministër i Financave dhe zëvendësi i Punëve të Jashtme. Pas pushtimit italian, në prill 1939 u caktua ministër sekretar shteti i Financave në qeverinë e Shefqet Vërlacit, deri kur u zëvendësua nga Qemal Vrioni pas afro një vit pasi paraqiti vetë dorëheqjen. Me propozimin e Vërlacit, u emërua Ministër Shteti në Mbretërinë Italiane. Më 3 qershor 1939 qe ndër firmosësit e Statutit Themeltar të Mbretnisë Shqiptare të rishikuar nga italianët. Më 1940 merr pjesë në Komisionin për Rivendikimet Shqiptare, të kryesuar nga Xhemil Dino, Mustafa Kruja, Dhimitër Beratti, Tahir Shtylla dhe vetë Alizoti. Vetë do të kryesonte një në ndarje, atë të Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Manastirit ose Komitetin e Maqedonisë dhe do të ishte anëtar i Komitetit për Rivendikimet në ish Vilajetin e Shkodrës ose Komiteti i Kufijve me Malin e Zi. Dhjetorin e 1941 me administrimin e qeverisë Kruja, posti i komisarit civil pezullohet dhe krijohet Ministria e Tokave të Lirueme, në krye të së cilës u emërua Tahir Shtylla. Me dekret mëkambësor të Alberto Parianit, më datë 1 qershor 1943 u emërua anëtar i Këshillit Qendror të Ekonomisë Korporative, ndërkohë që më 16 maj 1943 qe kryetar i Këshillit të Epërm Korporativ Fashist, deri më 4 gusht 1943. U arrestua nëntor të 1944, u dënua me vdekje nga Gjyqi Special, 1945 nën akuzën e “kolaboracionistit” dhe “sabotatorit të luftës kundër pushtuesit”. Pushkatohet në Tiranë më 13 prill 1945.

 

1951 – Lindi Diana Çuli, një politikane dhe është një shkrimtare e gazetare shqiptare. Në 1990 dhe ju bashkua partisë Social Demokrate të Shqipërisë. Që nga viti 2006, ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ajo është aktiviste e Shoqërisë Civile, për të drejtat e grave, barazinë gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave. Diana Çuli, u emërua presidente e Federatës Shqiptare të Grave. Në fund të vitit 1970, ajo publikoi historinë e saj të parë të shkurtër “Ndërgjegja”. Ajo ka publikuar tetë novela dhe është autore e disa skenareve të filmave si : “Hije që mbeten pas” (1985), “Rrethi i kujtesës” (1987) dhe “Bregu i ashpër” (1988).

 

1953 – Drejtori i CIA-s Allen Dulles fillon programin e kontrollit të mendjes Project MKUltra. Projekti MKUltra, i quajtur gjithashtu edhe programi i kontrollit të mendjes CIA, është emri i koduar, i dhënë një programi të eksperimenteve mbi subjektet njerëzore që janë hartuar dhe ndërmarrë nga Agjensia Qendrore e Inteligjencës amerikane, disa prej të cilave ishin të paligjshme.

 

1960 – Shtetet e Bashkuara lëshojnë Transit 1-B, sistemi i parë i navigimit satelitor në botë. Sistemi u përdor kryesisht nga Marina e SHBA për të siguruar informacione të sakta për vendndodhjen në nëndetëse të raketës balistike Polaris. Ky sistem, u përdor gjithashtu si një sistem navigimi nga anijet sipërfaqësore të Marinës, si dhe për anketimin hidrografik dhe anketimin gjeodezik.

 

1963 – Lind në Baku, Garry Kasparov. Kasparov, është një mjeshtër i madh, rus i shahut, ish kampion botëror, shahist, shkrimtar dhe aktivist politik, të cilin shumë e konsiderojnë si shahisti më i madh i të gjitha kohërave. Nga viti 1986 deri në tërheqjen e tij në 2005, Kasparov u rendit në botë numër 1 për 225 nga 228 muaj dhe 255 muaj në përgjithësi për karrierën e tij.

 

1975 – Një sulm nga rezistenca Falangiste vret 26 anëtarë të milicisë së Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës, duke shënuar fillimin e Luftës Civile 15-vjeçare të Libanit. Lufta civile e përgjakshme në Liban, do të kushtonte jetët e afro 200 mijë vetëve të cilët, do të vdisnin kryesisht në luftimet, ndërmjet fraksioneve rivale. Ky konflikt, do të shkatërronte  reputacionin e këtij vëndi, që cilësohej si një perlat e turizmit mesdhetar.

 

1987 – Portugalia dhe Kina nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën Macau do ti rikthehej Kinës në vitin 1999. Në 1887, Portugalia fitoi të drejtat e përhershme koloniale për Macau në Traktatin Sino-Portugez të Pekinit. Kolonia mbeti nën sundimin Portugez deri në vitin 1999, kur u kthye Kinës. Si një rajon i veçantë administrativ, Macau mban sisteme të ndara qeverisëse dhe ekonomike nga ato të Kinës kontinentale

 

1999 – Vdes në moshën 65 vjeçare, Willi Stoph. Stoph, ishte një politikan i Gjermanisë Lindore. Ai shërbeu si Kryeministër (Kryetar i Këshillit të Ministrave) të Republikës Demokratike Gjermane (Gjermania Lindore) nga 1964 deri në 1973, dhe përsëri nga 1976 deri në 1989. Stoph, shërbeu edhe si Kryetar i Këshillit Shtetëror (kreu i shtetit) nga 1973 deri në 1976.

 

2004 – Vdiq Bedri Dedja, ka qenë njeri i letrave shqipe, shkrimtar për fëmijë dhe akademik psikologjinë dhe pedagogjinë e letërsisë për fëmijë. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ndërsa gjimnazin e përfundoi në qytetin e Durrësit. Më pas studioi në Universitetin e Moskës dhe u diplomua shkëlqyeshëm në vitin 1953 në disiplinat e pedagogjisë, psikologjisë dhe njëkohësisht të letërsisë për fëmijë. Pas përfundimit të studimeve universitare, për 40 vjet ka qenë lektor dhe Profesor titullar i lendeve të psikologjise dhe pedagogjisë në Universitetin e Tiranës dhe për një periudhë 5 vjeçare (1975-1980) edhe në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit. Bedri Dedja, Akademik dhe profesor në fushën e pedagogjisë dhe psikologjisë,ka qenë një personalitet shumëplanësh në krijimtarinë letrare shqiptare për të vegjlit dhe atë shkencore për të rriturit: poet e prozator, përrallëtar e dramaturg, tregimtar e publicist, novelist e romancier, përkthyes, gazetar e kritik, studiues i psikologjisë, pedagogjisë e historisë së arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar, studiues e teoricien i historisë së letërsisë shqiptare për fëmijë. Fitues i shumë çmimeve letrare, “Qytetar Nderi” i Beratit, mbajtës i “Çmimit të Republikës”, “Urdhrit Naim Frashëri” dhe titullit “Mjeshtër i Madh”, Dedja është vlerësuar gjithashtu nga Qendra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh, duke zënë vend në Vëllimin e XVI të biografive si autor i shquar i shekullit.

 

2017 – Shtetet e Bashkuara hedhin armën më të madhe jo-bërthamore të prodhuar ndonjëherë, në Provincën Nangarhar, të Afganistanit. Bomba është projektuar të dorëzohet nga një avion C-130 Hercules, kryesisht variantet Combat Talon I ose Combat Talon II. MOAB u testua për herë të parë në luftime gjatë sulmin ajror më 13 prill 2017 kundër një kompleksi tuneli të shtetit Islamik të Irakut dhe provincës Levant-Khorasan (ISIS) në malet e Afganistanit.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-13-prill-2023/