Kalendari Historik 13 Janar 2023

1910 – Zhvillohet, transmetimi i parë publik në një radio. Gjatë këtij transmetimi, do të shfaqej drejtë për së drejti, opera Cavalleria Rusticana dhe Pagliacci. Ky transmetim shfaqi zërat e Enrico Caruso dhe yjeve të tjerë të Operës Metropolitane. Këto frekuenca, do të dërgoheshin mbi valët e ajrit nga Metropolitan Opera House në New York.

 

 

1915 – Në Avezzano të Italisë qendrore, bie një tërmet me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Mercalli. Si pasojë, afro 33 mijë vetë do të humbnin jetën, dhe mbi 50 mijë të tjerë do të mbeteshin të plagosur dhe të pastrehë. Dëmi ekonomik, do të përllogaritej në afro 60 milionë dollarë. Ky tërmet do të ishte një nga më të fortët në Itali, pas atij të vitit 1908.

 

1941 – Vdes në Zyrih në moshën 58 vjeçare, James Joys. Joys, ishte një romancier irlandez, shkrimtar me tregime të shkurtra, poetë, mësues dhe kritik letrar. Ai kontribuoi në avangardën moderniste dhe vlerësohet si një nga autorët më me ndikim dhe më të rëndësishëm të shekullit të 20-të. Joyce është më i njohur për Ulysses, e botuar në vitin 1922.

 

1963Kompozitori Tish Daija, baletmaestri Panajot Kanaçi, dirigjenti Mustafa Krantja e një suitë e tërë artistësh, vunë në skenë baletin “Halili dhe Hajria”. Halili dhe Hajria është një vepër baleti tërësisht shqiptare, e para në skenën e baletit shqiptar. Në vitin 1983, kjo vepër rivihet në skenë. Krahas emrit të Llaqi Nakos, në rolin e Halilit, radhitet edhe ai i Ilir Kernit, ndërsa në rolet e tjera Albana Sulejmani, Pëllumb Agalliu, Hajdar Shtuni, Ludmill Çakalli, etj. Më 12 dhjetor 1973 u luajt për të njëqind e pesëdhjetën herë, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit dhe jashtë saj u luajt mbi 250 herë.

1963 – Në Togo të Afrikës perëndimore, ndodh një Grusht Shteti ushtarak, ku si pasojë mbetet i vrarë, Presidenti Sylvanus Olympio. Ky puç, solli në pushtet juntën ushtarake, të kryesuar nga Emmanuel Bodjolle, i përkrahur edhe nga Parisi zyrtar. Shteti i varfër i Togo-s, do të njihej ndërkombëtarisht si një ish koloni franceze.

 

 

1977 – Lind në Canterbury, Orlando Bloom. Bloom, është një aktor anglez. Ai bëri prezantimin e tij të famshëm, në rolin e Legolas në serinë e filmave Lord of the Rings. Gjithashtu ai, u ngrit në famë duke u shfaqur në filmin epik, fantastik, historik dhe aventurë, më së shumti si Will Turner në serinë e filmave hollivudianë, Pirates of the Caribbean.

 

1985 – Një tren i transportit të pasagjerëve, zhytet aksidentalisht në një luginë në Etiopi, duke vrarë 428 pasagjerë. Ky aksident, ndodhi si pasojë e linjës së amortizuar hekurudhore, që përshkonte kënetën e Awash-it në Etiopi, duke shkaktuar devijimin e tij, në luginë. Ky ishte aksidenti më i rënde hekurudhor në kontinentin afrikan.

 

 

1993 – Themelohet, Konventa e Armëve Kimike (CWC). Konventa e Armëve Kimike, është një traktat i kontrollit të armëve që ndalon prodhimin, deponimin, dhe përdorimin e armëve kimike dhe pararendësve të tyre. Traktati hyri në fuqi më 29 prill 1997. Kjo konventë, deri më sot është ratifikuar nga 165, shtete të botës, midis të cilëve edhe nga Shqipëria.

 

1994 – Ndërron jetë Gjon Karma, një aktor i njohur shqiptar. Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

 

2012 – Anija e lundrimit të pasagjerëve (kroçiera), Costa Concordia zhytet në brigjet e Italisë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë së kapitenit Francesco Schettino. Gjatë kësaj tragjedie, u raportuan të mbytur 32 turistë të huaj. 65 të tjerë u plagosën lehtë. Kroçiera e famshme u mbyt, pjesërisht në bregdetin shkëmbor të Giglio-s në Toskanë. Kapiteni, dhe një pjesë e ekuipazhit, u arrestuan.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-13-janar-2023/