# Kalendari Historik 12 Nëntor 2022

**URL:** <https://fol.fs.al/t/kalendari-historik-12-nentor-2022/920>\
**Category:** Memorie.al\
**Created:** [November 11, 2022, 11:23pm UTC](https://fol.fs.al/t/kalendari-historik-12-nentor-2022/920 "2022-11-11T23:23:48Z")\
**Posts on this page:** 1\
**Page:** 1

<div class="post-metadata">

**Author:** ![memorie.al](https://fol.fs.al/user_avatar/fol.fs.al/memorie.al/32/16_2.png) [@memorie.al](https://fol.fs.al/u/memorie.al)\
**Post date:** [November 11, 2022, 11:23pm UTC](https://fol.fs.al/t/kalendari-historik-12-nentor-2022/920/1 "2022-11-11T23:23:49Z")

</div>

![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/9/92c1e4f8b76f3e80228416d14e2465afcc392dfc.jpeg) **1930 –** Lindi në&nbsp;Gjakovë&nbsp;Besim Bokshi **,** gjuhëtar, profesor e akademik. Ka qenë anëtar i komisionit për konkluzione të Konsultës Gjuhësore të Prishtinës më 1968 dhe delegat në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në Tiranë më 1973. Ka marrë pjesë në Kongresin e Studimeve të Evropës Juglindore në Ankara&nbsp; më 1978 me kumtesën për prapavendosjen e nyjës në gjuhët ballkanike.&nbsp;Ka qenë deputet në Dhomën për Arsim në Kuvendin Federativ më 1967-69. Në zgjedhjet e organizuara nga subjektet tona politike më&nbsp;1992&nbsp;është zgjedhur deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vitet&nbsp;1993-96&nbsp;ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate të Kosovës. Për veprën&nbsp;_Rruga e formimit të fleksionit të sotëm nominal të shqipes_&nbsp;ka marrë Shpërblimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës më&nbsp;1980. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Anëtar korrespondent i&nbsp;Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës&nbsp;është zgjedhur më 1991, ndërsa nga viti 1996 është anëtar i rregullt i kësaj akademie. Më&nbsp;2002&nbsp;u zgjodh nënkryetar i Akademisë.

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/f/f25efc80b354534979a5683838f177d1825883de.jpeg) **1948** – Në Tokio, Gjykata Ushtarake Ndërkombëtare për Lindjen e Largët dënon me vdekje shtatë zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë japonezë, përfshirë gjeneralin Hideki Tojo, për rolet e tyre në Luftën e Dytë Botërore. I njohur ndryshe dhe si Nurembergu i Japonisë, ky proçes gjyqësor, dëshmoi para syve të mbarë botës, shkallën e mizorisë që Ushtria Perandorake japoneze kishte ndërmarrë mbi vendit e pushtuara si Kinën, ose Korenë. Me dhjetëra gjyqe të tjera më të vogla do ta pasonin atë më vonë.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/7/75ea75e49f1f74e0aa68ca8b98a8cd77cda7a400.jpeg) **1958** – Një ekip alpinistësh të udhëhequr nga Warren Harding përfunduan ngjitjen e parë të The Nose të El Capitan në Luginën Yosemite. Rruga ku u ngjitën, e njohur si The Nose, ngjitet nga 880 m lart në pjesën e sipërme qendrore të asaj që është një nga monolitet më të mëdha të granitit në Botë. Harding u ngjit në shumë pjesë të tjera të Yosemite, gjithsej 28 si dhe në vargmalin e Sierra Nevada-s në California. Harding cilësohet si një nga alpinistët më të famshëm të shek XX.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/c/c462bb54edbba231bb00e6a369ab8522bb50bf5f.jpeg) **1969** – Vdes në moshën 70 vjeçare politikani kinez Liu Shaoci. Shaoci, ishte një revolucionar, politikan dhe teoricien kinez. Ai ishte Kryetar i Komitetit të Përhershëm të PKK-së nga 1954 deri në vitin 1959. Nënkryetari i Parë i Partisë Komuniste të Kinës nga 1956 deri në 1966 dhe Kryetar (President) i Republikës Popullore të Kinës, kryetari i shtetit de jure, nga 1959 deri në 1968, gjatë së cilës ai zbatoi politikat e rindërtimit ekonomik në Kinë. Ai vdiq në burg gjatë periudhës së Revolucionit Kulturor.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/c/ce7f17add46f861f988be99147bc9348febe683b.jpeg) **1970** – Në Indi dhe Pakistan do të ndodhte një nga ciklonet më të fuqishme të rëna ndonjëherë jo vetëm në këto dy vende, por edhe në mbarë botën. Cikloni Bhola i vitit 1970 ishte një stuhi shkatërruese tropikale që goditi Pakistanin Lindor dhe Bengalin Perëndimor të Indisë. Ai mbetet cikloni më vdekjeprurës tropikal i regjistruar ndonjëherë. Të paktën 500,000 njerëz humbën jetën në këtë katastrofë, kryesisht si rezultat i rritjes së ujit, që përmbyti pjesën më të madhe të ishujve me lagje të ulëta të deltës së lumit Gang.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/9/94039346aeb63e929d106be0e4e7d4a2e5ca8b30.jpeg) **1980** – Lind në Ontario, aktori i famshëm hollivudian Ryan Gosling. Gosling, është një aktor dhe muzikant kanadez. Ai e filloi karrierën e tij si një aktor fëmijësh në Disney Mickey Mouse Club, dhe vazhdoi të shfaqej në programe të tjera argëtuese familjare, duke përfshirë dhe Goosebumps. Roli i tij i pare kinematografi ishte si një hebre neo-nazist në filmin The Believer. Ryan Gosling, vazhdoi të interpretonte në disa filma të pavarur, duke përfshirë Murder by Numbers, The Slaughter Rule, dhe në United States of Leland.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/f/fd352754abb172ce557bdc294871f93f566b4050.jpeg) **1982** – Në Bashkimin Sovjetik, Yuri Andropov bëhet Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste, duke pasuar Leonid Brezhnev-in. Pas sundimit 18-vjeçar të Leonid Brezhnev, Andropov shërbeu në këtë post nga nëntori 1982 deri në vdekjen e tij në shkurt 1984.Gjatë kësaj periudhe BRSS-ja do të përjetonte një krizë të thellë politike, ekonomike, dhe sociale, si pasojë e shpenzimeve të mëdha në sektorin ushtarak.

&nbsp;

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/2/253a7146cbe005bb66f97599ef26d6d062ea916a.jpeg) **1987 –** Ndërroi jetë Llazar Gusho&nbsp;i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, arsimtar, përkthyes. Më 1921 regjistrohet në Shkollën Kombëtare të Arteve të Bukura në Bukuresht,&nbsp;pas një viti me ankesa për të tejkaluar valën e ksenocentrike që kishte kapluar qeverinë rumune. Atje lidhet me lëvizjen atdhetare të kolonisë shqiptare, u miqësua me&nbsp;Asdrenin, të cilin e zëvendësoi si sekretar i përgjithshëm i kolonisë. Por edhe me të riun&nbsp;Mitrush Kuteli, mjedisi rumun ndikoi shumë në formimin letrar të Llazarit. Nisi të botojë vargje në të përkohshmen shqipe “_Shqipëri’ e re”_, një e përjavshme kombëtare me ilustrime që botohej në Konstancë, dhe tek&nbsp;_Dielli&nbsp;_i Bostonit. Vargjet e tij të kësaj periudhe po shfaqnin tashmë një afri teosofike me poetin lirik rumun Mihai Eminescu. Verën e vitit 1924 Qeveria Nolit i dha bursë dhe ai regjistrohet në Universitetin e Gracit “Karol Francik” në fakultetin e filologjisë romano-gjermanike. Në maj të 1933 doktoroi me temën _Der verkannte Eminescu und seine volkstümlich-heimatliche Ideologie&nbsp;_(I paçmuari Eminescu dhe ideologjia e tij popullore-atdhetare). Vitin tjetër u kthye në Tiranë duke mësuar arte në një shkollë të mesme. Pas pushtimit italian, qe anëtar i Institutit të Studimeve Shqiptare. Vitet 1944-’47, ishte i papunë dhe jetonte në kryeqytet me të shoqen.&nbsp;Pas punësimit jetëshkurtër pranë Institutit të Shkencave, pararendësit të&nbsp;Universitetit të Tiranës, nisi punë si përkthyes me normë pranë shtëpisë botuese shtetërore “Naim Frashëri” deri kur doli në pension më 1974.

**&nbsp;**

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/2/23be2c088a98d799ad7a33372e3ec251fa784764.jpeg) **2003** – Treni Shanghai Transrapid përcakton një rekord të ri botëror të shpejtësisë. Ky rekord arriti në 500 kilometra në orë për sistemet hekurudhore komerciale. Ky tren, mbetet më i shpejti për automjetet hekurudhore tregtare të pa modifikuara. Gjatë këtij rekordi treni u pilotua nga Jonathan Teixeira. Kjo linjë komerciale, është e treta në botë pas asaj të Britanisë së Madhe, dhe Gjermanisë, që funksionon si tren maglev.

* * *
This is a companion discussion topic for the original entry at [https://memorie.al/kalendari-historik-12-nentor-2022/](https://memorie.al/kalendari-historik-12-nentor-2022/)
