Kalendari Historik 12 Mars 2023

1915 – Lindi në qytetin e Elbasanit Mahir Domi. Ndoqi studimet e larta për filologji klasike dhe u diplomua në Universitetin e Grënoblës në Francë më 1941. Po atë vit filloi punën si mësues e më pas si drejtor në Normalen të Elbasanit. Ai punoi me përkushtim e dha ndihmesën e tij të çmuar si mësues e pedagog në hartimin e planeve dhe të programeve të reja të shkollës sonë, si edhe me librat e gjuhës dhe të letërsisë, që hartoi për nevoja të niveleve të ndryshme parauniversitare e universitare të shkollës. Veç punës së tij të gjerë në fushën e mësuesisë, prof. M. Domi dha një kontribut të shquar në shumë fusha të dijes albanologjike, në të gjitha shkencat filologjike e letrare shqiptare, në radhë të parë në fushë të studimeve gjuhësore, duke u bërë një nga gjuhëtarët më të shquar, me një njohje të gjerë brenda dhe jashtë vendit. Veprimtaria shkencore e shumanshme e ka bërë të njohur prof. M. Domin edhe në Kosovë e vise të tjera shqiptare, si dhe jashtë kufijve. Ai nderohet e vlerësohet nga studiues të ballkanologjisë e të indoevropianishtes. Krahas veprës së tij të gjerë shkencore, ai ka lënë kujtimin e një shkencëtari të palodhur erudit, me horizont të gjerë, të njeriut të ndershëm e fisnik, i cili një pjesë të jetës së tij, me dashamirësinë dhe zemërgjerësinë që e karakterizonte, ia kushtoi përgatitjes së brezit të ri.

 

1918 – Moska bëhet kryeqyteti i Rusisë përsëri pasi Shën Petersburgu e mbajti këtë status për 215 vjet. Pas suksesit të Revolucionit Rus të vitit 1917, Vladimir Lenin, nga frika e pushtimit të mundshëm të huaj nga deti, e transferoi kryeqytetin nga Petrogradi (Shën Petersburgu) në Moskë. Njëkohësisht edhe selia e qeverisë bolshevike, u vendos në Kremlin. Por Peterburgu mbeti, qyteti i dytë më i rëndësishëm në vend pas Moskës.

 

1920 – Kapp Putsch fillon kur Brigada Detare Ehrhardt urdhërohet të marshojë në Berlin.  Kapp Putsch, i quajtur sipas udhëheqësve të tij Wolfgang Kapp dhe Walther von Lüttwitz, ishte një grusht shteti në tentativë, i cili synonte të zhbënte Revolucionin gjerman të 1918-1919, të rrëzonte Republikën Weimar dhe të themelonte një qeveri autokratike në vend të saj. Ajo u përkrah nga nacionalistët dhe monarkistët.

 

1930 – Mahatma Gandhi fillon Marshin e Kripës, një marsh prej 200 milje në det për të protestuar kundër monopoleve britanike të kripës në Indi. Mahatma Gandhi e filloi këtë marsh me 80 vullnetarë të tij të besueshëm. Duke ecur dhjetë milje në ditë për 24 ditë, nga Sabarmati Ashram, deri në Dandi. Kur Gandhi theu ligjet e kripës, ajo ndezi akte të mëdha të mosbindjes civile kundër ligjeve të kripës nga miliona indianë.

 

1938 – Gjatë Anschluss-it, trupat naziste gjermane pushtojnë dhe aneksojnë Austrinë. Më 12 mars 1938, Wehrmachti gjerman hyri në Austri dhe u përshëndet me shumë entuziazëm. Një plebishit i mbajtur më 10 Prill ratifikoi zyrtarisht aneksimin e Austrisë në Reich. Austria do të çlirohej përfundimisht nga pushtimi gjerman në vitin 1945, me hyrjen në territorin e saj të ushtrive anglo-amerikane, dhe sovjetike.

 

 

1968 – Lind në Cupertino, Aaron Eckhart. Eckhart, është një aktor dhe regjizor amerikan. Eckhart fitoi një njohje të gjerë si George në filmin e vlerësuar kritik të Steven Soderbergh, Erin Brockovich. Ai mori një nominim Golden Globe për portretizimin e tij të Nick Naylor në Thank You for Smoking. Disa nga filmat e tij janë, Thw Dark Knight, Olympus Has Fallen, I Frankestein, etj.

 

1971 – Memorandumi ushtarak turk i vitit 1971 i dërgohet qeverisë së Suleyman Demirel, dhe qeveria jep dorëheqjen. Memorandumi ushtarak turk i 1971, publikuar në 12 mars të atij viti, ishte ndërhyrja e dytë ushtarake që u bë në Republikën e Turqisë, duke ardhur 11 vjet pas paraardhësit të saj në 1960. Njihet si “grusht shteti me memorandum”, të cilin ushtria e dorëzoi në vend të dërgimit të tankeve, siç kishte bërë më parë.

 

1992Ndahet nga jeta Martin Camaj, shkrimtar, akademik dhe albanolog shqiptar. Themeloi në Prekal shkollën ku veproi si mësues i vetëm deri më 1948. Camaj merrte pjesë në rezistencën kundër partizanëve komunistë me çetën e kap. Viti 1950 e gjen Martinin në Beograd ku u regjistrua në universitetin e kryeqytetit jugosllav. Diplomohet pas pesë vitesh më 20 korrik 1955 duke dhënë provim diplome në degën e filologjisë romane me fusha kryesore gjuhë dhe letërsi italiane.  Në qershor 1951 martohet në fillim ne bashki, mandej ne kishën ortodokse e më pas atë katolike me mësuesen Nina Bogdanoviç. Pas mbylljes së studimeve në Beograd, Camaj përgatitet për formimin pasuniversitar në albanologji pranë fakultetit filozofik të Universitetit të Sarajevës, i udhëhequr nga albanologu prof. Henrik Bariç – kryetar i Institutit Albanologjik në Sarajevë. Po atë vit, duke parë shëndetin në rënie të profesorit dhe gjendjen e rënduar në Republikën Federale, vajti në Itali (të paktën qysh më 20 shtator të ’56s), ku e shoqja nga sëmundja detyrohet të heqë një veshkë. Nën mentor-atin e Koliqit, më 15 mars 1960, mbron me vlerësime maksimale pranë Universitetit te Romës, tezën e doktoraturës mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut, e cila u botua po atë vit si botim i revistës “Shêjzat”. Në dhjetorin e 1960-ës vendoset në Mynih të Gjermanisë me një bursë dhjetëmujore të akorduar prej fondacionit gjerman DAAD  për të cilën hyn dorëzanë me rekomandimin e vet etnologu dhe folkloristi Alois Schmaus, që drejtonte atëkohë Seminarin e Sllavistikës pranë Univ.

 

2003 – Vdes në moshën 50 vjeçare, Zoran Dindiç. Dindiç, ishte një politikan serb që ishte Kryeministri i Serbisë nga 2001 deri në vrasjen e tij në 2003. Ai ishte Kryetari i Komunës së Beogradit në 1997, dhe një politikan i opozitës me kohë të gjatë. Ai u qëllua për vdekje me snajperi nga Zvezdan Jovanoviç, një person i botës së krimit në Serbi. Dindiç do të mbahet mënd si një ndër liderët më reformatorë të Serbisë dhe Ballkanit.

 

2011 – Një reaktor në termocentralin bërthamor Fukushima Daiichi shpërthen dhe lëshon radioaktivitetin në atmosferë një ditë pas tërmetit dhe tsunamit në Tohoku 2011. Tërmeti në Tohoku, i cili u shoqërua më pas dhe nga një tsunami i madh, shkaktoi me mijëra të vdekur dhe të plagosur në Tokyo dhe rrethinat e tij. Ai ishte i magnitudës 9.5 ballë të shkallës Rikhter. Ky konsiderohet si një nga tërmetet më të fuqishme të ndodhura ndonjëherë në këtë vend.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-12-mars-2023/