Kalendari Historik 11 Shkurt 2023

1926 – Lind në Regina, Leslie Nielsen. Nielsen, ishte një aktor kanadez, komedian dhe producent. Ai u shfaq në më shumë se 100 filma dhe 150 programe televizive, duke portretizuar më shumë se 220 personazhe. Disa nga filmat e tij më të spikatur janë, The Naked Gun, Dracula, Dead and Love It, Wrongfully Accused, 2001, A Space Travesty, Spy Hard, Mr Magodo etj. Nielsen, cilësohet si një ndër komedianët më të mëdhenj të shek XX.

 

1929 – Mbretëria e Italisë dhe Vatikani nënshkruajnë Traktatin Lateran. Traktati dhe paktet e shoqëruara emërtohen me emrin Pallati Lateran, ku u nënshkruan në 11 shkurt 1929. Parlamenti italian i ratifikoi ato më 7 qershor 1929. Traktati Lateran njohu Qyteti i Vatikanit si një shtet i pavarur nën sovranitetin e Selisë së Shenjtë. Ky traktat është në fuqi edhe sot e kësaj dite.

 

1959 – Federata e Emirateve Arabe të Jugut, e cila më vonë do të bëhet Jemeni i Jugut, krijohet si një protektorat i Mbretërisë së Bashkuar. Federata e gjashtë shteteve u përurua në Koloninë Britanike të Adenit më 11 shkurt 1959. Kjo federatë dhe Britania nënshkruan një “Traktat të Miqësisë dhe Mbrojtjes”, i cili detajoi planet për ndihmën financiare dhe ushtarake britanike.

 

1971 – Gjatë Luftës së Ftohtë, 87 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Sovjetik, nënshkruajnë Traktatin e Kontrollit të Armëve të Detit, që ndalon përdorimin e armëve bërthamore në tabanin e oqeanit në ujërat ndërkombëtare. Megjithatë, arritja e marrëveshjes për shtratin e detit përfshinte probleme që nuk plotësoheshin në krijimin e dy marrëveshjeve të tjera.

 

1990 – Nelson Mandela lirohet nga burgu Victor Vorster jashtë Cape Town, në Afrikën e Jugut pas 27 vjetësh si i burgosur politik. Lirimi i tij nga burgu, ishte një shenjë e pajtimit ndër-racor në këtë vend, pas 45 vitesh të regjimit racist të Apartheid-it. 4 vjet pas lirimit, Mandela u zgjodh si President i Afrikës së Jugut.

 

 

1997 – Space Shuttle Discovery, niset në një mision hapësinor, për ti shërbyer teleskopit Hubble. Teleskopi Hapësinor Hubble shpesh i referuar si HST ose Hubble është një teleskop, që u nis në orbitën e ulët të Tokës që në vitin 1990 dhe mbetet ende në veprim. Ai mban emrin e astronomit Edwin Hubble, dhe konsiderohet si një ndër strukturat më gjigante dhe më modern të NASA-s.

 

2001 – Një programues holandez lançon virusin Anna Kournikova duke infektuar miliona emaile përmes një fotografie false të yllit të tenisit. Ajo ishte krijuar për të mashtruar përdoruesit e postës elektronike në hapjen e një mesazhi postar që supozohej se përmbante një foto të tenistes Anna Kournikova, ndërsa në të vërtetë fshihej një program me qëllim hakerimin e kompjuterave.

 

2012 – Vdes në California, në moshën 48 vjeçare, Whitney Houston. Houston, ishte një këngëtare dhe aktore amerikane. Ajo u citua si artistja femra më e çmuar e të gjitha kohërave nga Guinness World Records dhe mbetet një nga artistet më të shitura të muzikës së të gjitha kohërave me 200 milion rekorde të shitura në të gjithë botën. Ajo u gjet e vdekur në vaskën e saj, si pasojë e mbidozës së drogës.

 

2014– Vdiq Skënder Sallaku një nga aktorët tanë të humorit, ish-kampion kombëtar në mundjen klasike, autor skeçesh e parodish. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” dhe ka kryer një kualifikim një vjeçar në Kinë, pranë cirkut të Pekinit. Fillimisht filloi punë si profesionist në Estradën e Kufirit, më pas si klloun akrobatik në cirk, duke dhënë një kontribut të papërsëritshëm në ecurinë e këtij profili sa të vështirë aq edhe të bukur. Skënder Sallaku është vlerësuar me titujt “Artist i Merituar”, “Artist i Popullit” dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-11-shkurt-2023/