Kalendari Historik 10 Janar 2024

1863 – Hekurudha Metropolitane, e cila është njëkohësisht, hekurudha më e vjetër nëntokësore në botë, hapet midis Paddington dhe Farringdon. Inaugurimi i kësaj metroje, shënon gjithashtu fillimin e shërbimeve të transportit nëntokësor në Londër. Kryeqyteti britanik, Londër, njihet në mbarë botën për sistemin më të vjetër dhe më të sofistikuar të metrove në mbarë kontinentin.

 

1913 – Lindi Mehmet Shehu në Çorrush të Mallakastrës, ka qenë pjesë e brigadave ndërkombëtare në Luftën e Spanjës, komandant i Brigadës së I Sulmuese, min. i Brendshëm, i Mbrojtjes dhe kryeministër i Republikës Popullore të Shqipërisë. Shehu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale” Që nga viti 1948 deri 1981 ishte anëtar i Byrosë Politike. Fliste 5 gjuhë të huaja: anglisht, frëngjisht, italisht, spanjisht dhe rusisht. Versioni zyrtar i kohës tregon se kreu vetëvrasje në Tiranë më 18 dhjetor 1981. Nga rrethanat e ngjarjes së vdekjes së Mehmet Shehut ngjallet dyshimi se ai mund të jetë vrarë, e përcjellur kjo edhe sipas një shkrimi mbi Llambi Ziçishtin, anëtar e ekipit të mjekëve që shkoi tek shtëpia e ish-kryeministrit për të konfirmuar shkaqet e vdekjes.

1920 Ndërron jetë Sali Nivica, publicist shqiptar, i dekoruar pas vdekjes Nderi i Kombit. U bë po ashtu anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, dhe e përkohshmja që botonte dhe drejtonte u bë organ shtypi i komitetit duke i dhënë zë bashkimit etnik shqiptar, çështjes kombëtare dhe lirimit të Kosovës nga serbët. U vra në Shkodër nga Kolë Ashiku, i dyshuar si agjent i italianëve, por sipas deklaratës së tij para se të pushkatohej Nivica i kishte rënë në qafë. Pas dy të shtënave, Nivica ia ktheu duke hapur zjarr, por Ashiku arriti të futej te konsullata italiane; Nivica ndërroi jetë në spitalin e qytetit. Emri i patriotit Sali Nivica mbahet nga disa institucione arsimore siç është gjimnazi i përgjithshëm i Memaliajit, e nga disa shoqata atdhetare. Emrin e tij e mbajnë gjithashtu disa rrugë në Shqipëri e Kosovë, si në Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Prishtinë.

1949 – Lind në Texas, George Foreman. Foreman, është një ish boksier profesionist amerikan që garoi midis viteve 1969 dhe 1997. Me nofkën “Big George”, ai është shpallur dy herë kampion bote për peshat e rënda dhe ka fituar një medalje olimpike e artë. Jashtë boksit, ai shërben, gjithashtu si një ekonomist dhe sipërmarrës biznesi.

 

 

1966 – Nënshkruhet, Deklarata e Tashkentit, një marrëveshje paqeje midis Indisë dhe Pakistanit që zgjidhi Luftën Indo-Pakistane të vitit 1965. Paqja ishte arritur në 23 shtator me ndërhyrjen e fuqive të jashtme që i shtynë të dy kombet të pushonin zjarrin, duke pasur frikë se konflikti mund të përshkallëzohej dhe të tërhiqte në fuqitë e tjera.

 

 

1985 – Sandinisti Daniel Ortega bëhet president i Nikaraguas dhe zotohet të vazhdojë transformimin në socializëm në aleancë me Bashkimin Sovjetik dhe Kubën. Ndërsa si kundërpeshë, politika e jashtme amerikane vazhdoi të mbështeste forcat Contras në revoltën e tyre kundër qeverisë së Managuas. Lufta civile në këtë vend do të mbaronte me fundin e Luftës së Ftohtë.

 

1990 – Formohet kompania Time Warner nga bashkimi i Time Inc dhe Warner Communications. Warner Media, LLC është një konglomerat multinacional në media dhe në pronësi të AT&T dhe me seli në New York. Kompania u rendit në Nr.98 në listën Fortune 500 të korporatave më të mëdha të Shteteve të Bashkuara me të ardhurat totale.

 

2015 – Vdes në moshën 92 vjeçare, në Romë Francesco Rosi. Rosi, ishte një regjisor i filmit italian. Filmi i tij The Mattei Affair, fitoi Palme d’Or në Festivalin e Filmit të Kanës në 1972. Filmat e Rosit, veçanërisht ato të viteve 1960 dhe 1970, shpesh dukej se kishin mesazhe politike. Ndërsa temat për filmat e tij të mëvonshëm u bënë më pak të orientuar politikisht dhe më të këndshëm drejt letërsisë.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/kalendari-historik-10-janar-2024/