ISP: Video promovuese për zgjedhjet vendore 2023

Më 14 maj 2023 zhvillohen zgjedhjet vendore. Procesi është test për aftësinë e Shqipërisë dhe maturimin e politikës, institucioneve dhe shoqërisë shqiptare. Shqipëria ka nisur bisedimet për anëtarësim në BE dhe në këtë stad ajo duhet të matet me standardet e vendeve të BE-së.

• Qytetarët presin kandidatë me integritet, pa rekorde penale e korruptive • Qytetarët presin që partitë politike të dëshmojnë maturi dhe aftësi konkurruese

• Kuvendi, qeveria dhe aktorët politikë kanë detyrimin të jetësojnë rekomandimet e ODIHR/OSBE, të Komisionit të Venecias dhe të Gjykatës Kushtetuese

• KQZ ka rol thelbësor në forcimin e integritetit të zgjedhjeve Në këtë proces Instituti i Studimeve Politike (ISP) është i angazhuar për të monitoruar, sensibilizuar dhe adresuar shqetësime e rekomandime që lidhen me integritetin e procesit zgjedhor.

Fokusi kryesor janë matja e perceptimit publik, sistemi “alert”, rekordet e kandidatëve, harta e riskut elektoral, ndikimi i grupeve informale, si dhe analiza profesionale para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.

 

 

Kjo video informuese realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmerisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/isp-video-promovuese-per-zgjedhjet-vendore-2023/