ISP në Universitetin BEDER: Debat mbi median dhe të drejtat e njeriut

Roli i mediave online në Shqipëri në raport me të drejtat e njeriut, aktiviteti informues dhe dezinformues i mediave online, zgjerimi i rolit të tyre në fushatat elektorale dhe kontrasti me mungesën e bazës ligjore për rregullimin apo të mekanizmave vetërregullues për mediat online, impakt pozitiv dhe rastet negative të funksionimit, rekomandime për ndërhyrje përmirësuese dhe praktikat e vendeve të tjera, parë këto në kuadër të sfidave të Shqipërisë për forcimin e shtetit të së drejtës dhe standardeve të integrimit në BE. Këto ishin disa prej temave të diskutuara në forumin e hapur organizuar sot në Universiteti Bedër-Faqja Zyrtare nga Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies.
Pjesëmarrës dhe kontribues në debat ishin ambasadori Karel Urban, përfaqësuesi i AMA Arben Muka, ekspertë të ISP-së Anisa Seferaj e Afrim Krasniqi, drejtuesi i departamentit të komunikimit Erlis Çela, si dhe pedagogë ekspertë në fushën e medias dhe studentë të shkencave të komunikimit në këtë universitet.
Nisma e ISP-së synon të pasqyrojë rolin e medias online në lidhje me të drejtat e njeriut, duke lidhur të drejtën kushtetuese për informim, me të drejtat kushtetuese të lirive qytetare. Projekti mbështetet nga Embassy of the Czech Republic in Tirana / Ministria e Jashtme e Republikës së Çekisë në kuadër të programit TRANSITION.

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/isp-ne-universitetin-beder-debat-mbi-median-dhe-te-drejtat-e-njeriut/