ISP, diskutim mbi bilancin dhe sfidat e jetësimit cilësor të standardeve të integritetit

Dekriminalizimi dhe sfida për zyrtarë të pastër, integriteti dhe standardet e transparencës dhe të llogaridhënies në kontekstin e zgjedhjeve dhe sistemit tonë përfaqësues ishin temë diskutimi në forumin e radhës me studentë të drejtësisë në Universitetin Marin Barleti në Tiranë.
ISP vijon prej disa vitesh të monitorojë dhe analizojë progresin dhe problematikat e dekriminalizimit, si dhe të rekomandojë ndryshime përmirësuese ligjore dhe politike, përfshirë reformimin e legjislacionit mbi partitë politike, elementë të sistemit zgjedhor dhe praktikat e gabuara të emërimeve & zgjedhjeve të zyrtarëve të ndryshëm në nivel politik, administrativ dhe ekzekutiv.
Zgjedhjet e fundit vendore treguan se;
  • Asnjë nga 40 partitë dhe koalicionet në procesin zgjedhor nuk kanë kryer verifikime paraprake të kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë
  • Asnjë nga kandidatët për kryetar bashkie ose këshilltarë nuk është refuzuar nga KQZ në kuadër të dekriminalizimit
  • Disa kandidatë, të rrëzuar nga KQZ-të e mëparshme për rekorde të papajtueshme me dekriminalizimin, u rikandiduan nga partitë politike, dy prej tyre kandidatë për kryetarë bashkie
  • Asnjë prej anëtarëve të KZAZ dhe strukturës administrative zgjedhore nuk u kontrollua nga KQZ lidhur me rekordet e dekriminalizimit
  • Katër politikanët e përfshirë në listën e sanksioneve të SHBA me akuza për minim të demokracisë, korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar, vijojnë të jenë aktiv në fushatë elektorale. Dy prej tyre janë drejtues të forcave politike konkurruese në zgjedhje.

Dekriminalizimi i politikës nuk është vetëm procedurë, por frymë, vullnet dhe përgjegjësi.

Koha për integritet, transparencë e llogaridhënie në vendimmarrje!

Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke jetësuar projektin “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/7353-2/