ILDKPKI të krijojë standarde transparence dhe llogaridhënie

ILDKPKI është institucioni përgjegjës për deklarimin, kontrollin e pasurisë dhe konfliktin e interesit për zyrtarët e lartë shtetërorë dhe publikë. Procesi duhet të jetë periodik, publik dhe shterues.

Në kontrast me ligjin dhe praktika e mira, institucioni nuk ka arritur ende të krijojë standarde transparence dhe llogaridhënie, si dhe ende asnjë zyrtar i lartë publik nuk është subjekt hetimi dhe vendimmarrje shteruese si për pasurinë ashtu edhe për rastet e konfliktit të interesit. Kuvendi ka luajtur rol pasiv në këtë proces.

Zgjidhja? Kuvendi ka përgjegjësinë të ushtrojë kontroll parlamentar mbi ILDKPKI dhe ky i fundit ka detyrimin ligjor të zbatojë ligjin në mënyrë të barabartë, në kohë dhe me cilësi. Institucionet duhet të përballen me ligjin edhe kur ato vetë nuk e respektojnë atë.

Instituti i Studimeve Politike po zbaton projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i cili mbështetet financiarisht nga NED (National Endowment for Democracy).


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/ildkpki-te-krijoje-standarde-transparence-dhe-llogaridhenie/