# Forum me nxënës në Bajram Curri: Memoria dhe kujtesa, vrasjet në kufi në vitet 1988-’90 – Instituti i Studimeve Politike

**URL:** https://fol.fs.al/t/forum-me-nxenes-ne-bajram-curri-memoria-dhe-kujtesa-vrasjet-ne-kufi-ne-vitet-1988-90-instituti-i-studimeve-politike/9910
**Category:** Instituti i Studimeve Politike
**Created:** [May 29, 2025, 9:10pm UTC](https://fol.fs.al/t/forum-me-nxenes-ne-bajram-curri-memoria-dhe-kujtesa-vrasjet-ne-kufi-ne-vitet-1988-90-instituti-i-studimeve-politike/9910 "2025-05-29T21:10:43Z")
**Posts on this page:** 1
**Page:** 1

<div class="post-metadata">

### Author: ![ISP](https://fol.fs.al/letter_avatar_proxy/v4/letter/i/8dc957/32.png) [@ISP](https://fol.fs.al/u/ISP)
#### Post date: [May 29, 2025, 9:10pm UTC](https://fol.fs.al/t/forum-me-nxenes-ne-bajram-curri-memoria-dhe-kujtesa-vrasjet-ne-kufi-ne-vitet-1988-90-instituti-i-studimeve-politike/9910/1 "2025-05-29T21:10:43Z")

</div>

Sa e mësojmë, e diskutojmë dhe përballemi me historinë, sidomos pjesën tragjike të saj? Sa njohim praktikën e refuzimit të të drejtat e njeriut dhe sistemin e dhunës politike shtetërore aplikuar në periudhën para 1990? Sa informacion ka brezi më i ri mbi ngjarjet tragjike të vrasjeve në kufi në fundin e viteve ’80? Sa janë kërkuar, evidentuar, gjetur dhe rehabilituar viktimat e vrasjeve në kufi apo të akteve të tjera të dhunës politike? A është mbajtur përgjegjësi ligjore për vrasjet në kufi edhe pasi ky akt nuk konsiderohej më tradhti ndaj atdheut dhe me Kushtetutë/ligj ndalohej? A diskutojmë në familjet tona mbi këtë trashëgimi negative dhe a ka forcë e kurajë shoqëria të përballet me të? Cili është roli i institucioneve, arsimit dhe drejtësisë, roli i medias dhe shoqërisë, dhe sa e njohim/respektojmë konceptin e drejtësisë tranzicionale?

Këto dhe tematika të tjera që lidhen edhe me raste specifike, përvoja familjare, informacione të marra përmes medias apo mjeteve të tjera të komunikimit ishin pjesë e diskutimit me të rinj në qytetin Bajram Curri. Të rinjtë adresuan pyetje dhe shqetësime, komente dhe kërkesa, të cilat në thelbin e tyre dëshmonin kulturën e mendimeve të hapura, nevojës për informacione cilësore dhe diskutim mbi të kaluarën, mbi kujtesën kolektive, mbi të vërtetat dhe drejtësinë. Pjesë e diskutimit ishin ekspertë nga ISP, aktivistë lokalë dhe mësues.

Aktiviteti i iniciuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) u shoqërua me një ekspozitë ilustrative dhe informative mbi tematikën, rastet e vrasjeve në kufi, pasojat dhe elementët kryesore të sistemit politik, të jetës dhe organizimit/reagimit shoqëror përpara 1990. Disa prej stendave ofronin informacione specifike për të drejtat dhe pozitën e të rinjve, si dhe të gjitha rastet e vrasjeve në kufi, me pasojat për individët, viktimat, familjet, komunitetet lokale, etj. Diskutimi përfshiu edhe nxitjen për angazhim dhe sensibilizim më të madh të të rinjve, si dhe promovimin e rëndësisë se njohjes, respektimit dhe jetësimit të plotë të të drejtave të njeriut.

 ![](https://fol.fs.al/uploads/default/original/2X/a/a513d44ab353c8d66696e5e5e342f4086b574154.jpeg)Aktiviteti u bë në kuadër të angazhimit të ISP-së në projektin mbi evidentimin dhe sensibilizimin e vrasjeve në kufi në vitet 1988-1990, mundësuar nga mbështetja financiare e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) përmes grandit nga&nbsp;Bashkimi Evropian në Programin e ICMP-së për Ballkanin Perëndimor. Takime të tilla janë mbajtur në Korçë, Shkodër, Tiranë dhe disa qytete të tjera.

&nbsp;

```
														</div></div>

```

* * *
This is a companion discussion topic for the original entry at [https://isp.com.al/forum-me-nxenes-ne-bajram-curri-memoria-dhe-kujtesa-vrasjet-ne-kufi-ne-vitet-1988-90/](https://isp.com.al/forum-me-nxenes-ne-bajram-curri-memoria-dhe-kujtesa-vrasjet-ne-kufi-ne-vitet-1988-90/)
