Forum i hapur në Pogradec: Media online dhe të drejtat e njeriut

“Media online dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri” është tema e radhës në aktivitetet e ISP, zhvilluar në forumin me gazetarë dhe aktivistë lokalë në Pogradec. Shqipëria është një prej vendeve me rritje të shpejtë të medias online, por me mangësi të theksuara në paketën legjislative rregullatore dhe me raporte kritike lidhur me informalitetit, dezinformimin dhe sidomos cenimin e lirive dhe të drejtave të njeriut. Një media e pavarur, profesionale dhe konkurruese, me mekanizma vetërregullimi dhe qasje etike, përbën një garanci thelbësore për standardet e të drejtave të njeriut dhe demokracisë funksionale.
Pjesëmarrës në forumin e zhvilluar ishin përfaqësues të shoqatës së gazetarëve lokalë Ilir Shyta dhe Sara Kovaçi, gazetari Armando Braho, nga media online Redi Dandallaku, si dhe përfaqësues nga shoqëria civile përfshirë aktivistja e njohur Afroviti Gusho nga “Unë, gruaja”. Nga ekipi i ekspertëve të ISP raporti kryesor mbi gjetjet monitoruese dhe analiza u prezantuan nga Anisa Seferaj; në funksion të standardeve, sfidave dhe rolit të institucioneve folës kryesor ishte eksperti i fushës juridike Ervin Karamuço, si dhe kontribuuan edhe ekspertët e ISP Dorjana Pano, drejtuese e departamentit të shkencave politike në AU, si dhe koordinatorja Doralda Tanellari.
Nisma e ISP-së synon të pasqyrojë rolin e medias online në lidhje me të drejtat e njeriut, duke lidhur të drejtën kushtetuese për informim, me të drejtat kushtetuese të lirive qytetare. Projekti
mbështetet nga Embassy of the Czech Republic in Tirana në kuadër të programit TRANSITION.

This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/forum-i-hapur-ne-pogradec-media-online-dhe-te-drejtat-e-njeriut/