Diskutim në UNIKO mbi rininë dhe të drejtat e njeriut para dhe pas 1990

Sa flasim për të kaluarën, sa informacione kemi, sa diskutohet në universitet dhe mësojnë në tekste shkollore e universitare, sa e kuptojmë atë dhe gjejmë forcë të përballemi me pasojat e saj, sa i kuptojmë të drejtat e njeriut dhe sa i respektojmë ato, sa arrijmë të respektojmë vlerat e sistemit demokratik, sa e vlerësojmë lirinë dhe cilat janë përvojat pozitive të vendeve të tjera ish komuniste, të nevojshme për tu sjellë edhe në Shqipëri.

Memoria, kujtesa, informimi dhe dialogu mbi të kaluarën janë pjesë thelbësore e reflektimit dhe e formimit kulturor të një shoqërie që kërkon të bëhet pjesë e bashkisë së vendeve me demokraci funksionale dhe shtet të së drejtës. Regjimi represiv dhe sistemi ideologjik i dhunimit të të drejtave themelore të njeriut, nuk janë një ngjarje e largët, por pjesë e jetës tonë, familjeve tona, shoqërisë tonë. Ndarja me drejtësi dhe kurajë, me reflektim dhe ndërgjegjësim është përgjegjësi dhe sfidë për shoqërinë shqiptare, sidomos për brezin e ri, të lindur dhe rritur në një periudhën e tranzicionit.

Këto dhe tema të tjera u diskutuan në forumin me studentë “Youth in Albania and human rights: From the past to the transition period” organizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me studentë në, Universitetin “Fan Noli” në Korçë. Nisma ka mbështetjen e programit “Transition” të Ministrisë së Jashtme të Republikës së Çekisë.

Folës kryesor në takim rektori i UNIKO, Prof. Dhimitri Bello, si dhe eksperti i ISP Prof. Ervin Karamuço, të cilët theksuan vlerat e të drejtave të njeriut në raport me sfidat e vendit dhe angazhimin rinor për një shoqëri me standarde më të larta demokracie dhe shteti të së drejtës.

 

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/diskutim-ne-uniko-mbi-rinine-dhe-te-drejtat-e-njeriut-para-dhe-pas-1990/