Britania e Madhe, Parlamenti bllokon TikTok për arsye sigurie

Parlamenti britanik do të bllokojë TikTok në të gjitha pajisjet në rrjetin e tij pas një ndalimi të ngjashëm për pajisjet qeveritare, duke iu bashkuar listës së institucioneve perëndimore që kanë vendosur të ndalojnë aplikacionin kinez për arsye sigurie.

“Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar TikTok nga përdorimi i pajisjeve qeveritare, të dy komisionet e Dhomës së Komuneve dhe Lordëve kanë vendosur që TikTok të bllokohet në të gjitha pajisjet parlamentare dhe rrjetin parlamentar,” tha një zëdhënës i qeverisë.

Javën e kaluar Londra kishte ndaluar tashmë instalimin e TikTok në telefonat e qeverisë.

“Siguria kibernetike është një përparësi kryesore për parlamentin,” shtoi zëdhënësi.

Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Belgjika dhe Komisioni Evropian e kanë ndaluar tashmë aplikacionin në pajisjet zyrtare.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/03/23/britania-e-madhe-parlamenti-bllokon-tiktok-per-arsye-sigurie/