Asiherë s’na zhgenjeve Mirditë, asiherë!

Nga Dodë Melyshi 

Memorie.al /As kur qemë të lumtun, as të idhnuem, edhe kur ishte dimën edhe kur qe pranverë, edhe kur jemi larg edhe afër, edhe kur dukej sikur s’na mbaje ngrohtë, s’na mbaje grykas, si përqafueshëm me zor, tue na dasht, si me naze. Asiherë.

Mirditë, pishtare e vetme në terrin e tokës amë. Lis i fortë, krue i kulluem, lendinë plot lule, kurrë s’na zhgënjeve. Mirditë e bijvë të tu, Zot sa na mrekulluan për ditë me radhë, Zot, çfarë djemsh e vajzash.

Sa dinjitet e pa epje. Si se përkulën shtatin sall pak, si nuk u shitën sall pak, si nuk u ndyen sall pak?! Aq stoikë, aq të qëndrueshëm, përjetë borxh.

Zot, çfarë shembulli. Zot çfarë brezi. Zot, çfarë suprize, mrekulli. Këto djem e vajza, që na ushqejnë hala shpresën.

Se të duam Mirditë, ndaj s’mund të jesh zhgënjim.

Të kemi dasht, qysh para se me ardh në jetë. Dashtni në infinit.

Asihere s’na zhgenjeve.

As diten e djelë më 14 maj…!

Zot, sa gëzim na dha Mirdita. Sa dinjitet, ne dhe vetvetes. Sa drejtësi e moral, vendose ne shtegun e duhun! Sa shumë na nderove Mirditë. Sa borxh na fute. E sa barrë na vendose n’shpatulla.

Zot, jepna forcën ta shlyejm borxhin Mirditë…!

Mirditë, përqafimi jonë. Ashti jonë! T’lum na, për ty!

T’kam zemër Mirditë.

Vdeksha n’krahanorin tand. Sa shumë të due!

Sa shumë jam tue t’dasht.

Mirditë, pishtar i vetëm errësire. Mos e ul shtatin, se paku ti,

Rrezisto, si kurdoherë ke ditur.

Deksha n’gjinin tand Mirditë, sa shumë jam tu t’dasht. Dashtni me ngashërim në zemër, me sytë ujëzuar.

Se je shpresë Mirditë! Rreze shprese, e pashuar!

T’du Mirdite, je zemër! Memorie.al

Copyright©“Memorie.al”

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e “Memorie.al”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj., pa autorizimin e “Memorie.al”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016


This is a companion discussion topic for the original entry at https://memorie.al/asihere-sna-zhgenjeve-mirdite-asihere/