Apple ka shtyrë lançimin e disa produkteve për në vitin 2024 për të shmangur pushimet nga puna

Ndërsa Apple është e vetmja kompani e teknologjisë që nuk ka zbatuar pushime nga puna, politika e uljes së kostove ka filluar të bëjë dëmin e saj. Një raport i ri nga Bloomberg pretendon se gjiganti i Cupertino do të ishte detyruar të ndalonte zhvillimin e disa produkteve për të përmirësuar kostot.

Mark Gurman në numrin e fundit të buletinit raporton se “disa projekte” të planifikuara për vitin 2023 “janë shtyrë deri në vitin e ardhshëm”. I mbetur prapa orarit është HomePod me ekran, i cili nuk është ndër projektet urgjente.

Gurman shpjegon se shtyrja e disa projekteve i ka lejuar Apple të ulë kostot dhe të shmangë pushimet nga puna, ndryshe nga sa kanë bërë Microsoft, Amazon, Google dhe kompani të tjera teknologjike.

Për vitin 2023, megjithatë, fokusi kryesor duhet të mbetet shikuesi i realitetit të shtuar për të cilin është folur prej disa kohësh, si dhe qartësisht iPhone dhe Apple Watch i ri. Gjatë vitit që sapo ka nisur, Apple mund të lançojë edhe një Mac Pro të bazuar në çipin Apple Silicon, por nuk përjashtohet që ky të jetë një nga projektet e shtyrë për në vitin 2024.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://zero1.al/2023/03/20/apple-ka-shtyre-lancimin-e-disa-produkteve-per-ne-vitin-2024-per-te-shmangur-pushimet-nga-puna/