Alert system: Transparencë dhe verifikime për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

Baza ligjore: Neni 30 përcakton papajtueshmëritë me detyrën e anëtarit dhe të sekretarit të KZAZ-së, kategori u përfshihet edhe qenia ushtarakë apo punonjës të strukturave të Policisë së Shtetit ose të Shërbimit Informativ Shtetëror.

Problemi?

Procesi i vendimmarrjes në KQZ dhe informacioni i ofruar publik nuk siguron besueshmëri se të gjithë anëtarët e miratuar ose propozuar nuk janë punonjës, sidomos të strukturave të SHIK dhe Policisë së Shtetit.

Zgjidhja?

KQZ duhet të ofrojë garanci publike, pas verifikimeve të detajuara, se kandidatët dhe komisionerët e emëruar plotësojnë 100% kushtet ligjore për të ushtruar funksione të tilla gjatë procesit zgjedhor.

Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/alert-system/