Alert system: Qeveria dhe KQZ të miratojnë akte nënligjore lidhur me burime shtetërore në fushatë

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor përcakton masa kufizuese dhe monitoruese për përdorimin e burimeve shtetërore në periudhën 4 mujore përpara datës së zgjedhjeve, dhe sidomos në fushatën elektorale

Problemi? Paqartësitë ligjore dhe hapësirat e interpretueshme kanë pamundësuar zbatimin integral dhe më standarde të detyrimeve ligjore për ndarjen e shtetit nga fushata elektorale e partive dhe keqpërdorimi i burimeve shtetërore.

Zgjidhja? KQZ duhet të saktësojë praktikat e veprimtarive të ndaluara dhe të raportimeve, si dhe qeveria të miratojë akte nënligjore që lidhen me administratën dhe strukturën ekzekutive në periudhën deri në datën e zgjedhjeve.

Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/alert-system-qeveria-dhe-kqz-te-miratojne-akte-nenligjore-lidhur-me-burime-shteterore-ne-fushate/