Alert system: KQZ dhe Prokuroria duhet të apelojnë partitë për verifikimet paraprake të kandidatëve

Baza ligjore: Kodi Zgjedhor dhe ligji 138/2015 u lejojnë partive politike të kryejnë verifikime paraprake të të dhënave të kandidatëve lidhur me standardet e dekriminalizimit dhe të integritetit

Problemi?

Partitë nuk e kanë ushtruar këtë të drejtë, KQZ nuk ka nxitur partitë të ndryshojnë qëndrim, ndërkohë që kandidatët me rekorde kriminale ose penale vijojnë të përfshihen në çdo proces zgjedhor.

Zgjidhja?

KQZ dhe Prokuroria duhet të apelojnë direkt partitë të shfrytëzojnë kohën për verifikimet paraprake të kandidatëve, si dhe në çdo rast denoncimi nga mediat apo raportimeve të tjera mbi kandidatët, t’i adresojë ato në institucione për të parandaluar kandidatët me rekorde negative në zgjedhje

Ky infograf realizohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i integritetit të zgjedhjeve dhe i qëndrueshmërisë së partive politike”, loti “Forcimi i rolit monitorues dhe kërkesës së llogarisë nga qytetarët nëpërmjet shoqërisë civile, medias dhe mbështetjes akademike”, zbatuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP), BIRN Albania dhe Qëndresa Qytetare(QQ), mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike.

 

 


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/alert-system-kqz-dhe-prokuroria-duhet-te-apelojne-partite-per-verifikimet-paraprake-te-kandidateve/