# 30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit

**URL:** <https://fol.fs.al/t/30-organizata-pershire-isp-leter-kuvendit-per-cilesine-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit/13341>\
**Category:** Instituti i Studimeve Politike\
**Created:** [June 3, 2026, 6:40pm UTC](https://fol.fs.al/t/30-organizata-pershire-isp-leter-kuvendit-per-cilesine-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit/13341 "2026-06-03T18:40:25Z")\
**Posts on this page:** 1\
**Page:** 1

<div class="post-metadata">

**Author:** ![ISP](https://fol.fs.al/letter_avatar_proxy/v4/letter/i/8dc957/32.png) [@ISP](https://fol.fs.al/u/ISP)\
**Post date:** [June 3, 2026, 6:40pm UTC](https://fol.fs.al/t/30-organizata-pershire-isp-leter-kuvendit-per-cilesine-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit/13341/1 "2026-06-03T18:40:25Z")

</div>

Në këtë fazë ku ndodhet Shqiperia vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare. Pozicioni i Bashkimit Europian për piketat përmbyllëse e lidh qartë përparimin në këtë grupkapitull me funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit, ndërveprimin me shoqërinë civile dhe një proces të plotë të përafrimit me acquis, me kohë të mjaftueshme për konsultim thelbësor dhe dialog gjithëpërfshirës me aktorët e interesuar.

Cilësia e ligjbërjes është standard demokratik në vetvete. Ajo lidhet me sigurinë juridike, kontrollin parlamentar, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zbatueshmërinë e ligjeve në praktikë. Faza e re e negociatave e bën këtë standard edhe më të rëndësishëm, sepse përafrimi me acquis nuk mund të matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por edhe me mënyrën se si ato përgatiten, konsultohen, shqyrtohen, miratohen dhe zbatohen. Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të përafrimit buron nga ekzekutivi dhe depozitohet në Kuvend për miratim. Për këtë arsye, transparenca, gjithëpërfshirja, parashikueshmëria dhe gjurmueshmëria nuk mund të kufizohet vetëm te faza parlamentare: ajo duhet të mbulojë të gjithë ciklin ligjbërës, nga institucioni propozues, te miratimi në Këshillin e Ministrave, deri te shqyrtimi dhe miratimi në Kuvend.

Organizatat e shoqerise civile kerkojne:

Për këtë qëllim, i kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, në bashkëpunim me institucionet propozuese dhe në kuadër të rolit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës, të garantojë këto standarde në procesin e ligjbërjes së integrimit europian:

1. _Arsyetim publik për përdorimin e procedurës së përshpejtuar_

1. _Dokumentacion i plotë përpara shqyrtimit në komision_

1. _Konsultim dhe shqyrtim real për ligjet me ndikim të lartë_

1. _Procedurë e zakonshme për projektligje komplekse ose me ndikim të gjerë_

1. _Mbikëqyrje parlamentare mbi zbatimin e legjislacionit të integrimit europian_

1. _Gjurmueshmëri publike e procedurës së përshpejtuar_

Deklarata permban detaje te plota te gjendjes, nevojave dhe rekomandimeve.

Lexoni i&nbsp; deklaraten e plote ne shqip

[Deklarata\_Për cilësinë dhe transparencën e ligjbërjes në procesin e integrimit europian](http://isp.com.al/wp-content/uploads/2026/06/Deklarata_Per-cilesine-dhe-transparencen-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit-europian.pdf)

Lexoni deklaraten e plote in English

[Declaration\_On the quality and transparency of law-making 3 June](http://isp.com.al/wp-content/uploads/2026/06/Declaration_On-the-quality-and-transparency-of-law-making-3-June.pdf)

* * *
This is a companion discussion topic for the original entry at [https://isp.com.al/isp-i-bashkohet-30-organizatave-civile-per-cilesine-dhe-transparencen-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit-europian/](https://isp.com.al/isp-i-bashkohet-30-organizatave-civile-per-cilesine-dhe-transparencen-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit-europian/)
