30 organizata, përshirë ISP: Letër Kuvendit për cilësinë e ligjbërjes në procesin e integrimit

Në këtë fazë ku ndodhet Shqiperia vlerësimi nuk lidhet thjesht me miratimin e ligjeve, por me krijimin e një historiku të qëndrueshëm dhe të monitorueshëm të reformave, duke përfshirë edhe të zbatimit, transparencës, konsultimit dhe mbikëqyrjes parlamentare. Pozicioni i Bashkimit Europian për piketat përmbyllëse e lidh qartë përparimin në këtë grupkapitull me funksionimin efektiv të Kuvendit, mbikëqyrjen e ekzekutivit, ndërveprimin me shoqërinë civile dhe një proces të plotë të përafrimit me acquis, me kohë të mjaftueshme për konsultim thelbësor dhe dialog gjithëpërfshirës me aktorët e interesuar.

Cilësia e ligjbërjes është standard demokratik në vetvete. Ajo lidhet me sigurinë juridike, kontrollin parlamentar, pjesëmarrjen e qytetarëve dhe zbatueshmërinë e ligjeve në praktikë. Faza e re e negociatave e bën këtë standard edhe më të rëndësishëm, sepse përafrimi me acquis nuk mund të matet vetëm me numrin e ligjeve të miratuara, por edhe me mënyrën se si ato përgatiten, konsultohen, shqyrtohen, miratohen dhe zbatohen. Një pjesë e konsiderueshme e legjislacionit të përafrimit buron nga ekzekutivi dhe depozitohet në Kuvend për miratim. Për këtë arsye, transparenca, gjithëpërfshirja, parashikueshmëria dhe gjurmueshmëria nuk mund të kufizohet vetëm te faza parlamentare: ajo duhet të mbulojë të gjithë ciklin ligjbërës, nga institucioni propozues, te miratimi në Këshillin e Ministrave, deri te shqyrtimi dhe miratimi në Kuvend.

Organizatat e shoqerise civile kerkojne:

Për këtë qëllim, i kërkojmë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë që, në bashkëpunim me institucionet propozuese dhe në kuadër të rolit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës, të garantojë këto standarde në procesin e ligjbërjes së integrimit europian:

  1. Arsyetim publik për përdorimin e procedurës së përshpejtuar
  1. Dokumentacion i plotë përpara shqyrtimit në komision
  1. Konsultim dhe shqyrtim real për ligjet me ndikim të lartë
  1. Procedurë e zakonshme për projektligje komplekse ose me ndikim të gjerë
  1. Mbikëqyrje parlamentare mbi zbatimin e legjislacionit të integrimit europian
  1. Gjurmueshmëri publike e procedurës së përshpejtuar

Deklarata permban detaje te plota te gjendjes, nevojave dhe rekomandimeve.

Lexoni i  deklaraten e plote ne shqip

Deklarata_Për cilësinë dhe transparencën e ligjbërjes në procesin e integrimit europian

Lexoni deklaraten e plote in English

Declaration_On the quality and transparency of law-making 3 June


This is a companion discussion topic for the original entry at https://isp.com.al/isp-i-bashkohet-30-organizatave-civile-per-cilesine-dhe-transparencen-e-ligjberjes-ne-procesin-e-integrimit-europian/